THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN PËR TRAJNERË “TË RINJTË SI NXITËS TË ANGAZHIMIT QYTETAR”

Në kuadër të projektit RISE Balkans – Fuqizimi i Zërit të të Rinjve: Përgjegjësi, Integritet, Solidaritet dhe Angazhim Qytetar në Ballkan, hapet thirrja për pjesëmarrje në “Trajnimin për Trajnerë: Të rinjtë si Nxitës të Angazhimit Qytetar”, një program i lidershipit rinor që synon të forcojë aftësitë qytetare, lidershipin dhe bashkëpunimin mes të rinjve të moshës 18–26 vjeç nga Shqipëria duke i mundësuar ata të bëhen aktorë aktivë në pjesëmarrjen demokratike dhe ndryshimin pozitiv shoqëror në komunitetet e tyre.

Përmes Trajnimit për Trajnerë, mentorimit dhe aktiviteteve praktike, pjesëmarrësit e përzgjedhur do të aftësohen si lehtësues të klinikave mbi qeverisjen e mirë dhe angazhimin qytetar, si dhe do të angazhohen në bashkë-krijimin e iniciativave të reja edukative për bashkëmoshatarët e tyre. Programi u ofron të rinjve mundësinë të forcojnë zërin e tyre dhe të kontribuojnë në forcimin e qytetarisë aktive në rajon.

Ftohen të aplikojnë të rinj dhe të reja nga mosha 18–26 vjeç, nga zona urbane dhe rurale, në etapa të ndryshme të arsimit apo jetës profesionale.

Programi do të zhvillohet në Tiranë gjatë periudhës Tetor – Nëntor 2026, në format fizik me sesione interaktive.

Synimi i programit është të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe i aksesueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të njiheni me broshurën informuese që e gjeni në vijim.

Linkun e aplikimit e gjeni këtu.

APLIKO TANI! Afati i fundit për aplikim është 15 korrik!

Broshure informuese rreth Trajnimin për Trajnerë: Të rinjtë si Nxitës të Angazhimit Qytetar Download