RISE Balkans – Fuqizimi i Zërit të të Rinjve: Përgjegjësi, Integritet, Solidaritet dhe Angazhim Qytetar në Ballkan

Partnerët Shqipëri ka nisur zbatimin e projektit RISE Balkans – Fuqizimi i Zërit të të Rinjve: Përgjegjësi, Integritet, Solidaritet dhe Angazhim Qytetar në Ballkan që synon të forcojë pjesëmarrjen e të rinjve në jetën demokratike, transparencën dhe nismat kundër korrupsionit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Bullgari dhe Kroaci. Projekti zbatohen në partneritet me organizata dhe institucione akademike nga vendet respektive.

Projekti targeton të rinjtë e moshës 18–26 vjeç, të cilët do të përfshihen në programe edukimi aktivitete praktike, mentorim dhe shkëmbime rajonale duke synuar:

  • Të rrisë njohuritë, aftësitë dhe motivimin e të rinjve për pjesëmarrje aktive në proceset demokratike.
  • Të fuqizojë të rinjtë për të konceptuar, zbatuar dhe mbështetur iniciativa qytetare që promovojnë përgjegjësinë, integritetin, solidaritetin dhe angazhimin qytetar.
  • Të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe advokimin e të rinjve për reforma demokratike.

Përmes simulimeve të proceseve ligjbërëse, të rinjtë do të zhvillojnë aftësi për të ndikuar në politika publike dhe për të promovuar qeverisjen transparente.

Projekti do të përfshijë studime në nivel kombëtar dhe rajonal mbi perceptimet dhe përvojat e të rinjve lidhur me qeverisjen me pjesëmarrje dhe pjesëmarrjen qytetare, të shoqëruara me aktivitete formuese si Klinikat e Qeverisjes së Mirë; Kampe Rinore mbi zhvillimin e ideve mbi nisma antikorrupsion dhe qeverisje të mirë dhe mentorim për zbatimin e tyre; tryeza dialogu me ekspertë, institucione dhe partnerë të tjerë në nivel rajonal dhe promovim dhe ndarje e praktikave të mira të zbatuara nga të rinjtë me institucione të BE-së në Bruksel, duke synuar përcjelljen e zërit të të rinjve nga 5 shtetet pjesëmarrëse në nismë tek institucionet kombëtare dhe evropiane.

Partnerët e projektit janë:

Panteion University of Social and Political Sciences – Greqi
Euro‑Edu International European Educational Organization – Greqi
Center for Democracy and Law Miko Tripalo – Kroaci
Faculty of Law, University of Zagreb – Kroaci
Center for Civil Communications Skopje – Maqedonia e Veriut
University of National and World Economy – Bullgari
National Students’ Confederation (Bulgaria) – Bullgari
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim – Shqipëri

Broshure informuese rreth projektit "RISE Balkans" Shkarko