Panairi “The future is green. Let’s “paint” it together!”

Më 7 qershor 2023, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim organizuan në Kalanë e Tiranës panairin e produkteve dhe shërbimeve lokale të sipërmarrjeve sociale të gjelbërta.

Panairi “The future is green. Let’s “paint” it together!” u organizua si një Event Partner në kuadër të Javës së Gjelbërt të Bashkimit Evropian (#EUGreenWeek 2023), dhe erdhi si vazhdimësi e punës dhe kontributit të Partnerëve Shqipëri prej më shumë se një dekade në mbështetje të sipërmarrjes dhe ekonomisë sociale në vend.

Ky Raport paraqet një përmbledhje të aktivitetit, si dhe përshtypjet e marra nga sipërmarrjet pjesëmarrëse në panair.