OFRIMI I SHËRBIMEVE PËR INSTITUCIONET DONATORE

Shërbimet e Partnerëve Shqipëri për institucionet dhe organizatat ndërkombëtare donatore konsistojnë në mbështetjen e tyre për hartimin dhe zbatimin e programeve zhvillimore me ndikim të qëndrueshëm dhe të bazuar në realitetet lokale. Puna jonë fokusohet në krijimin e urave të bashkëpunimit dhe besimit midis aktorëve ndërkombëtarë dhe partnerëve lokalë, duke siguruar që çdo ndërhyrje të jetë në përputhje me kontekstin politik, ekonomik dhe social të vendit. Ne lehtësojmë dialogë rajonalë dhe publikë që mundësojnë kontribut të gjerë qytetar dhe ofrojnë bazë analitike për politikat dhe proceset vendimmarrëse. Gjithashtu, ofrojmë mbështetje teknike për zhvillimin e dokumenteve strategjikë të institucioneve publike, si dhe kryejmë sondazhe të monitorimit dhe vlerësimit të performancës për të matur efektivitetin dhe ndikimin e ndërhyrjeve. Një komponent thelbësor i shërbimeve tona është menaxhimi i cikleve të nën-grantimit, përfshirë përzgjedhjen transparente të përfituesve, monitorimin sipas kërkesave të donatorëve dhe raportimin përmes platformave digjitale të dedikuara. Përmes programeve të përshtatura të trajnimit dhe mentorimit, ne forcojmë kapacitetet e organizatave përfituese të granteve dhe institucioneve partnere, duke rritur qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e tyre në zbatimin e programeve zhvillimore.

Njihuni me shumë me shërbimet tona për agjencitë e huaja dhe institucionet donatore