Thirrje e hapur për pjesëmarrje në “Kampin e të Rinjve”
Në kuadër të projektit RISE Balkans – Fuqizimi i Zërit të të Rinjve: Përgjegjësi, Integritet, Solidaritet dhe Angazhim Qytetar në Ballkan, hapet thirrja për pjesëmarrje në “Kampin e të Rinjve”, një program intensiv dhe praktik i edukimit qytetar për të rinj të motivuar që dëshirojnë të angazhohen në procese demokratike dhe iniciativa qytetare.
Programi synon të fuqizojë të rinjtë përmes zhvillimit të aftësive në advokim, hartim politikash dhe angazhim qytetar, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi mes pjesëmarrësve me eksperienca dhe profile të ndryshme. Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në advokim apo procese politike.
Ftohen të aplikojnë të rinj dhe të reja nga mosha 18–26 vjeç, nga zona urbane dhe rurale, në etapa të ndryshme të arsimit apo jetës profesionale.
Programi do të zhvillohet në Tiranë gjatë periudhës Tetor – Nëntor 2026, në format fizik me sesione interaktive.
Synimi i programit është të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe i aksesueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të njiheni me broshurën informuese që e gjeni në vijim.
Linkun e aplikimit e gjeni këtu.
APLIKO TANI! Afati i fundit për aplikim është 20 qershor!
| Broshura Informuese | Shkarko |