Eventi virtual “peer learning” “Sipërmarrja Sociale si Nxitës për Rritjen e Gjithëpërfshirjes së të Rinjve: Shkëmbimi i Praktikave të Mira dhe Forcimi i Mbështetjes Lokale”

Më 18 maj, ora 10:00 – 13:30 CET, partnerët e projektit WISEs4Youth do të organizojnë online në zoom, eventin virtual “peer learning” “Sipërmarrja Sociale si Nxitës për Rritjen e Gjithëpërfshirjes së të Rinjve: Shkëmbimi i Praktikave të Mira dhe Forcimi i Mbështetjes Lokale”.

Ky event organizohet në kuadër të aktiviteteve të parashikuara në Projektin WISEs4Youth dhe synon të sjellë së bashku përfaqësues nga autoritetet lokale dhe kombëtare nga Ballkani Perëndimor, sipërmarrës social, WISEs (sipërmarrje sociale me në fokus integrimin në punë), dhe lider të rinj për të shkëmbyer njohuri, praktikat e mira dhe eksperiencat e tyre përsa i përket ndërtimit dhe ofrimit të një mbështetje më të madhe për sipërmarrjet sociale (të të rinjve), nxitjen e impaktit social, zhvillimin dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve.

Gjatë eventit, do të diskutohet mbi rolin e sipërmarrjeve sociale/WISE-ve në ekonomitë lokale dhe kombëtare, kuadrin ligjor mbi të cilin ato veprojnë dhe masat e ndërmarra nga qeveritë për WISE-të me fokus në sipërmarrjet sociale të ngritura nga të rinjtë. Në vijim të eventit, do të diskutohen gjithashtu sfidat me të cilat përballen sipërmarrjet sociale/WISE-të dhe mundësitë në dispozicion për mbështetjen e tyre dhe ndërtimin e rrjeteve të bashkëpunimit. Eventi do t’u ofrojë autoriteteve publike rekomandime përmes sesioneve interaktive, duke përfshirë workshope, panele diskutimi dhe mundësi për rrjetëzim. Ndërkohë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin njohuri dhe të prezantohen me mjete praktike të cilat do të ndihmojnë në ngritjen e sipërmarrjeve sociale/WISE-ve të qëndrueshme dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira bashkëpunuese.

Eventi do të sjellë për ju një grup mbresëlënës folësish dhe panelistësh nga 5 vende të ndryshme, të cilët janë ekspertë në fushat e tyre dhe kanë eksperiencë praktike pune në fushën e sipërmarrjes sociale dhe masat mbështetëse të lidhura me to.

Ky event do të jetë një mundësi shumë e mirë për ju që të krijoni lidhje, të shkëmbeni njohuri dhe të bashkëpunoni me kolegët tuaj, të mësoni nga ekspertët dhe të fitoni njohuri se cilat masa mbështetëse ekzistojnë në vende të tjera dhe si të nxisni impaktin social, zhvillimin dhe gjithëpërfshirjen nëpërmjet WISE-ve dhe sipërmarrjes sociale. Ju inkurajojmë që të regjistroheni sa më shpejt në event, pasi numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Për t’u regjistruar në event, ju lutemi vizitoni linkun. Nëse keni pyetje ose keni nevojë për informacione të mëtejshme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni në info@cdi.mk