Ju jeni Vizitori i : 

Partner Albania
Bashkėpunėtorėt Tanė

Partnerët – Shqipëri u është mirënjohëse të gjithë donatorëve dhe partnerëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e ofruar në këto vite të veprimtarisë së saj. Kjo mbështetje i ka mundësuar Partnerët – Shqipëri të arrijë një impakt të qëndrueshëm në punën e saj me komunitete të ndryshme në Shqipëri.

Nëpërmjet iniciativave të vazhdueshme për ngritje fondesh, kërkimit të burimeve të ndryshme financiare, zhvillimit të shërbimeve mbi baza kontraktuale dhe me pagesë si dhe nëpërmjet krijimit dhe zhvillimit të partneriteteve efektive me sektorin e OJF-ve, qeverinë dhe komunitetin e donatorëve, Partnerët – Shqipëri ka arritur qëndrueshmëri institucionale dhe financiare të organizatës dhe veprimtarisë së saj. 

Partnerët – Shqipëri ka krijuar tashmë një profil të qartë dhe reputacion në rritje të një organizate lokale bazuar në profesionalizëm, me aftësi të forta në fushën e forcimit të kapaciteteve institucionale, manaxhimit të burimeve dhe informacionit në sektorin jo fitimprurës, lehtësimit të proceseve si dhe hartimit dhe implementimit të modeleve të bashkëpunimit mes sektorëve.

Gjatë vitit 2001-2004 veprimtaria e Partnerëve – Shqipëri u mbështet nga USAID (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar) nëpërmjet një granti të akorduar Partnerëve për Ndryshim Demokratik për ngritjen e një Qendre për manaxhimin e ndryshimit dhe zgjidhjen e konfliktit, me qëllim avancimin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Gjatë 2004-2007, USAID mbështeti Partnerët-Shqipëri nëpërmjet një granti akorduar Partnerëve për Ndryshim Demokratik për zbatimin e programit “Demokraci dhe Qeverisje në Shqipëri”.

Partnerët – Shqipëri ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me donatorë të tjerë, organizata vendase dhe ndërkombëtare si Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA) për zbatimin e programit të Rrjetit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (NOSA), Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Agjensi të tjera të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Shqipëri si UNICEF, UNFPA, ILO-IPEC, Fondi i Besimit për Demokraci (BTD), Balkanactie Van De Gemeenten Belgium në Kosovë, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ambasada Britanike dhe Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë etj.

Një falënderim i veçantë u drejtohet të gjithë anëtarëve të Partnerëve Ndërkombëtarë për Ndryshim Demokratik për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre.


Doli Edicioni 42 i gazetės "Pėr njė Shoqėri mė tė Avancuar" 03/09/2010

Partnerėt Shqipėri paraqesin gjetjet e studimit Monitorimi i performancės sė QKR-sė 2010 11/08/2010

Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati 7-katėsh,shkalla 1, Ap. 9, kati i 5-tė, pėrballė hotel Diplomatit, Kutia Postare 2418/1, Posta Qendrore, Tiranė
Email: partners@partnersalbania.org Tel.+355 4 2254881 / 3 Faks: +355 4 2254883

Te gjitha te drejtat e rezervuara ©2007 - Partners Albania.                    Programimi: ShqiperiaCom      Dizenjimi: Maximedia Studios