Publikohet raporti rajonal “Holding the Line: What Civil Society Needs to Stay Resilient Amid Democratic Backsliding”
Raporti analizon se çfarë u nevojitet organizatave të shoqërisë civile për më shumë qëndrueshmëri, për të forcuar kapacitetet e tyre dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të një mjedisi gjithnjë e më sfidues.
I koordinuar nga Programi për Aktivizëm Digjital i TechSoup, në bashkëpunim me ekspertë dhe studiues nga rajoni, raporti përmbledh gjetjet nga 13 vende të Evropës Lindore, Ballkanit Perëndimor, rajonit të Detit të Zi, Kaukazit dhe Azisë Qendrore: Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
Analiza fokusohet në tetë dimensione kryesore të qëndrueshmërisë së shoqërisë civile, duke trajtuar çështje si hapësira qytetare, kapacitetet organizative dhe të komunikimit, transformimi dhe siguria digjitale, lufta kundër dezinformimit, përdorimi i inteligjencës artificiale dhe mundësitë e reja për rritjen e aftësisë së organizatave për t’u përshtatur me ndryshimet.
Partnerët Shqipëri kontribuoi në këtë nismë rajonale përmes ekspertizës dhe angazhimit të ekipit tonë në procesin e kërkimit dhe hartimit të raportit për Shqipërinë, duke sjellë në analizë përvojën dhe perspektivën e sektorit të shoqërisë civile në vend.
Publikimi u zhvillua në kuadër të projektit Regional Support Mechanism EECA, i zbatuar nga Metamorphosis Foundation dhe Programi për Aktivizëm Digjital i TechSoup, në partneritet me CIVICUS, në kuadër të Digital Democracy Initiative (DDI).
Lexoni këtu raportin rajonal dhe raportin për Shqipërinë (i disponueshëm në anglisht).
| Country Mapping Albania | Shkarko |