Hartëzimi i Ekosistemit të Impaktit në Ballkanin Perëndimor

Ky raport paraqet gjetjet e një studimi të përqendruar në tetë vende, shpeshherë të referuara kolektivisht si Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Sllovenia).

Qëllimi i studimit është të rrisë nivelin e kuptimit mbi ekosistemin e impaktit në rajon, duke përfshirë gjendjen aktuale si të kërkesës, ashtu edhe të ofertës së impaktit. Studimi është realizuar në vitin 2025 nga Impact Europe, në kontekstin e projekteve të reja të Impact Europe në rajon, “Impact Seed” dhe “Invest for Change”, të dyja të financuara nga Bashkimi Evropian.

Studimi përdor një qasje me metoda të kombinuara, e cila u zbatua nga periudha shtator deri në nëntor 2025, duke përfshirë studimin e raporteve ekzistuese, realizmin e një anketë dhe të një fokus-grupi (grupi fokusi) me përfshirjen e sipërmarrjeve sociale, si dhe intervista të thelluara me përfaqësues të anës së ofertës së impaktit.

Sa i përket sipërmarrjes sociale dhe investimeve me impakt, të tetë vendet në rajon ngjasojnë në disa karakteristika. Në lidhje me krahasueshmërinë e tyre me vendet evropiane me ekosisteme më të zhvilluara, ato nuk janë shumë prapa në disa tregues kyç. Hendeqet ekzistuese mund të mbyllen nëse tregohet mbështetja e nevojshme për të zhvilluar ekosistemin e sipërmarrjes sociale duke ndjekur një qasje të synuar.

Në përgjithësi, identifikohet potencial i mjaftueshëm në rajon dhe ndërmarrja e veprimeve të në drejtim të zhvillimit të ekosistemit do të çojnë në një sektor të fuqizuar të sipërmarrjes sociale dhe investimeve me impakt në këto vende.

Lexoni raportin e plotë këtu.