Gratë sipërmarrëse dhe bizneset e përqendruara në impakt në Ballkanin Perëndimor: Kthimi i njohurive në veprim

Bizneset me ndikim të udhëhequra nga gratë në Ballkanin Perëndimor po përcaktohen si nxitës të fuqishëm të zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Ky dokument përmbledhës shqyrton pengesat me të cilat ato përballen dhe identifikon hapa konkretë për të njohur, mbështetur dhe zhvilluar më mirë kontributin e tyre në ekonomitë dhe shoqëritë e rajonit.

Ky dokument politikash mbështetet në kërkimin dhe të nxënit bash­këpunues nga një Komunitet Praktikash në vitin 2025, që përfshin pesë OSHC: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (nga Shqipëria), Žene za Žene  International (nga Bosnja dhe Hercegovina), She ERA dhe NGO Lady (nga Kosova) dhe Pulse Balkans (nga Serbia). Aktivitetet përfshinë tre work­shop-e online dhe një ekspeditë mësimore në Berlin, për t’u angazhuar me aktorët e përfshirë në sipërmarrjen me impakt.

Këto shkëmbime u mbajtën nën temën: “Gratë Sipërmarrëse për Shoqëri Gjithëpërfshirëse dhe Ndikim Social në Ballkanin Perëndimor”, zbatuar nga EmpowHer (Francë) dhe mbështeten nga Agence Française de Développement (AFD) (Agjencia Franceze e Zhvillimit) dhe Ville de Paris.

Gratë sipërmarrëse dhe bizneset e përqendruara në impakt në Ballkanin Perëndimor: Kthimi i njohurive në veprim Shkarko