“Investo për Ndryshim – I4CH”
“Investo për Ndryshim – I4CH (Invest for Change)”, është një projekt 4 vjeçar (2025-2029) që zbatohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që synon zhvillimin e sipërmarrjeve me impakt përmes 1) mbështetjes me instrumente financiarë dhe 2) jo-financiarë; 3) krijimin e një komuniteti investitorësh me ndikim në mbështetjen e tyre; 4) ndërtimin e partneriteteve dhe lehtësimin e shkëmbimeve rajonale, si dhe 5) ndërtimin e një dialogu politikash me politikëbërës dhe investitorë për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm për ekonominë sociale.
Shtyllat kryesore të nismës jane:
- Studim dhe vlerësim i nevojave të sipërmarrjeve sociale për të dizenjuar ndërhyrje të bazuara në nevoja dhe matur impaktin e ndërhyrjeve në mbështetje të zhvillimit të ekonomisë sociale
- Ngritje kapacitetesh përmes Akademia e Sipërmarrjes Sociale si një program i strukturuar për zhvillimin profesional të sipërmarrjeve sociale në Shqipëri, i cili synon të forcojë kapacitetet menaxheriale, financiare dhe strategjike të tyre, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshmërisë dhe ndikimit të matshëm social.
- Mbështetje financiare, lehtësim i aksesit në financim dhe mentorim për sipërmarrjet sociale duke kontribuar në zhvillimin dhe qendrueshmërine e tyre për të gjeneruar ndikim në shkallë të gjerë në ekonominë sociale.
- Sesione tematike diskutimi me aktorë mbështetës të ekonomisë sociale me qëllim ndërtimin e një komuniteti investitorësh me interes dhe angazhim në mbështetjen e sipërmarrjeve me impakt.
- Rrjetëzim, ndërtim partneritetesh dhe shkëmbime në nivel rajonal dhe evropian si një mundësi për të lidhur Ekosisteme, Ide dhe Aktorë dhe shkëmbyer praktikat e mira.
- Forcimi i dialogut politik dhe ndërgjegjësim publik mbi ekonominë sociale dhe investimet me ndikim
Partnerët Shqipëri është organizata zbatuese e projektit “Invest for Change – I4CH” në Shqipëri, në partneritet me Impact Europe (Belgjikë) partner udhëheqës, dhe Foundation 787 (Bosnje dhe Hercegovinë), Innovation Centre Kosovo, ADP ZID (Mal i Zi), ARNO (Maqedonia e Veriut dhe Smart Kolektiv (Serbi).
Projekti Invest For Change zbatohet me mbështetjen financiare të European Union.
