Ekipi ynë
Znj. Hoxha është Drejtoresha themeluese e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe shërben në këtë pozicion që nga viti 2001. Ajo është përgjegjëse për drejtimin dhe menaxhimin e përgjithshëm strategjik të organizatës. Në këtë pozicion, Juliana ka drejtuar nisma të rëndësishme dhe novatore që kanë ndikuar pozitivisht në sektorin jofitimprurës dhe në kuadrin ligjor mbështetës të tij.
Znj. Hoxha sjell 25 vite përvojë profesionale në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe financime në shkallë të gjerë për sektorin jofitimprurës dhe qeverisjen vendore. Ajo ka përvojë të gjatë në ofrimin e trajnimeve dhe konsultimeve në vendet e Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe vendet e Partneritetit Lindor. Përvoja e saj përfshin një marrëdhënie të gjatë dhe të suksesshme pune me donatorët, organizatat ndërkombëtare dhe vendase në Shqipëri.
Me një sfond akademik të fortë dhe përvojë kërkimore, Juliana ka drejtuar disa fushata advokimi të bazuara në fakte për të siguruar një mjedis mundësues për organizatat jofitimprurëse, me një fokus të veçantë tek sipërmarrja sociale dhe filantropia. Juliana është anëtare e disa bordeve dhe grupeve të ekspertëve që trajtojnë këto çështje, në nivel vendi dhe nivel evropian.
Juliana ka 10 vjet përvojë në menaxhimin e marrëveshjeve bashkëpunuese të USAID-it. Para themelimit të Partnerëve Shqipëri, ajo ka shërbyer si Drejtoreshë e Programit te Rrjetit të Demokracisë të USAID-it duke fuqizuar kapacitetet advokuese të sektorit të OJF-ve përmes trajnimeve, asistencës teknike dhe financimit në sektorët e demokracisë, mjedisit, rritjes ekonomike dhe sigurisë sociale.
Juliana ka shërbyer si Zëvendës Drejtoreshë e Granteve Lokale në Programin e USAID – Rehabilitimi dhe Mbështetja e Sektorit Social në Shqipëri, në mbështetje të rehabilitimit dhe ofrimit të shërbimeve në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.
Ajo ka qenë anëtare e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe është zgjedhur Zv. Presidente e Kongresit për periudhën 2014 – 2015.
Znj. Hoxha mban një diplomë BA dhe MA në Histori nga Universiteti i Tiranës dhe MSc në Menaxhim Biznesi dhe TIK nga Universiteti i Sheffield. Ajo është fellow e Chevening dhe Harvard Kennedy School, dhe flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht.
Menaxhere e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri
ARIOLA AGOLLI
Ariola Agolli iu bashkua ekipit të Partnerëve Shqipëri në vitin 2005. Ajo sjell një përvojë njëzetvjeçare në sektorin e shoqërisë civile në menaxhimin organizativ; në hartimin, menaxhimin, monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe projekteve; në lehtësimin e proceseve pjesëmarrëse; në hartimin e dokumenteve të politikave dhe kryerjen e punëve kërkimore, si dhe ekspertizë trajnimi dhe këshillimi në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Lindjes së Mesme dhe Azisë.
Si pjesë e ekipit të Partnerëve Shqipëri, ajo ka një përvojë të gjerë në hartimin dhe menaxhimin e projekteve mbi qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit në nivel vendor dhe qendror, si dhe hartimin dhe lehtësimin e proceseve shumë-palëshe, duke përfshirë shoqërinë civile, institucionet qeveritare në nivel qendror dhe vendor, biznesin, median dhe institucionet akademike.
Që nga janari i vitit 2019, Ariola drejton Qendrën Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, një iniciativë e Partnerëve Shqipëri, në vijim të punës së përkushtuar të Partnerëve Shqipëri prej shumë vitesh në mbështetjen dhe fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile në Shqipëri.
Znj. Agolli është e diplomuar me MA në Këshillim Klinik të Avancuar dhe BA në Psikologji Klinike nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.

Drejtore e Programeve
KLOTILDA KOSTA
Klotilda (Tavani) Kosta iu bashkua Partnerëve Shqipëri në vitin 2005 dhe që prej vitit 2010 mban pozicionin e Drejtores së Programeve. Në këtë rol, ajo mbikëqyr zhvillimin e fushave programatike: Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Shoqërisë Civile (monitorimi dhe advokimi) dhe Sipërmarrja dhe Inovacioni Social.
Ekspertiza e Zj. Kosta përfshin zhvillimin e shoqërisë civile, sipërmarrjen sociale dhe start-upet inovatore, çështjet gjinore dhe qeverisjen me pjesëmarrjes. Ajo ka menaxhuar dhe drejtuar projekte të shumta që përfshijnë aktorë të ndryshëm nga ekosistemet përkatëse, të financuara nga Bashkimi Evropian, organizata ndërkombëtare dhe agjenci zhvillimi.
Ajo luan një rol kyç në përpjekjet advokuese të Partnerëve Shqipëri për krijimin e një kuadri ligjor dhe rregullator të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile (CSO) dhe ka asistuar organizata dhe koalicione të tjera lokale në hartimin dhe zbatimin e strategjive të tyre të avokimit.
Si anëtare e përhershme e ekipit të kërkimeve të Partners Albania, Zj. Kosta është autore dhe bashkë-autore e shumë studimeve, raporteve të monitorimit, vlerësimit të nevojave, dokumenteve politike dhe artikujve mbi tema që lidhen me fushën e saj të ekspertizës. Ajo është gjithashtu eksperte në hartimin dhe ofrimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve, si rezultat i përvojës së saj të gjatë dhe bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm dhe organizata mbështetëse.
Njohuria e saj e gjerë për dinamikat e shoqërisë civile në rajonin e Ballkanit Perëndimor vjen nga përvoja e saj e punës me organizata të ndryshme në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Që nga viti 2017, Zj. Kosta është anëtare e bordit të Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN), një rrjet i organizatave të shoqërisë civile të angazhuara për mbrojtjen dhe zgjerimin e hapësirës qytetare përmes ndikimit të bazuar në prova dhe bashkëpunues të politikave në nivel ndërkombëtar, evropian dhe kombëtar.
Zonja Kosta ka një diplomë Bachelor dhe MSc në Punë Sociale.
Drejtore e Programeve
JONIDA ALITE
Znj. Jonida Alite, mban pozicionin e Drejtores së Programeve, përgjegjëse për menaxhimin e dy fushave programatike të Qendrës: “Aktiviteti Filantropik dhe Infrastruktura Mbështetëse”, dhe “Qeverisja me Pjesëmarrje, Transparente dhe e Përgjegjshme”.
Jonida sjell 24 vite përvojë pune si në sektorin jo-fitimprurës ashtu edhe në atë bankar. Eksperienca e orientuar drejt menaxhimit të projekteve, hartimit të programeve të trajnimeve dhe lehtësimit të proceseve, ka mundësuar ofrimin e programeve cilësore që adresojnë nevoja të komuniteteve, ndikojnë objektivat e biznesit dhe forcojnë standardet institucionale.
Jonida menaxhon portofolin e trajnimeve, duke udhëhequr ndërhyrjet dhe shërbimet e ofruara sipas nevojave dhe kërkesave të sektorit të biznesit.
Nisur nga përvoja e punës në sektorin bankar dhe marrëdhëniet e kultivuara me sektorin privat, Jonida drejton evente të Qendrës që kontribuojnë në ndërtimin e partneriteteve ndërmjet sektorit jo-fitimprurës dhe atij privat, siç janë eventet e ndërtimit të partneritetit midis OSHC-ve dhe Bizneseve, eventet Rrathë Dhurues, prezantimi i OSHC-ne në platformat e crowdfunding, lehtësimi i OSHC-ve për të zhvilluar modele biznesi, si edhe lehtësimi i proceseve të tjera të mbështetjes nga sektorit privat për iniciativat komunitare.
Znj. Alite është angazhuar në zhvillimin dhe ofrimin e qindra programeve për ndërtimin e kapaciteteve për OSHC-të dhe sektorin privat. Ajo lehtëson programe trajnimi në tema të tilla si: Zhvillimi Organizativ, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Zhvillimi i Aftësive të Biznesit, Vlerësimi dhe Mobilizimi i Nevojave të Komunitetit, Shkrimi dhe Menaxhimi i Projekteve; Qeverisja me Pjesëmarrje, etj.
Jonida ka një Master në Psikologji Klinike nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.
Menaxhere e Lartë e Komunikimit
ELONA KAPEXHIU
Znj. Kapexhiu ka mbi 30 vjet përvojë pune me organizata joqeveritare ndërkombëtare dhe vendase në Shqipëri, me një theks të fortë në marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimin e komunikimit, trajnim, menaxhimin e zyrës dhe menaxhimin financiar, etj.
Elona është pjesë e Partnerët Shqipëri që nga themelimi i Qendrës në vitin 2001. Ajo mban pozicionin e Menaxheres së Lartë të Komunikimit, përgjegjëse për zhvillimin e mjeteve dhe strategjive të komunikimit si publikimet, marketingu online, mediat sociale dhe marrëdhëniet me mediat. Elona ka qenë folëse, si dhe ka lehtësuar seminare të ndryshme me audiencë lokale dhe kombëtare mbi komunikimin organizativ, markën (brandin), marketingun dhe mediat sociale. Ajo ka përvojë të gjerë në ofrimin e trajnimeve dhe mentorimit mbi komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun për organizatat jofitimprurëse.
Si entuziaste e teknologjisë, Elona ka propozuar dhe implementuar disa zgjidhje IT për një performancë më efikase dhe një mjedis operativ më të sigurt për zyrën. Ajo ka qenë pjesë integrale e iniciativave të organizatës që përfshijne teknologjinë, si platforma e internetit Dua Partner Invest e lançuar së fundmi, Direktoria e OJF-ve online, platforma e internetit Albaniancrowd, platforma e internetit të Kodit të Standardeve për OJQ, Tirana Convention Center, etj.
Pjesë e ekipit kërkimor të Partnerëve Shqipëri, Znj. Kapexhiu ka një përvojë të gjatë në hartimin e sondazheve dhe analizën e të dhënave, menaxhimin e databazeve dhe informacionit, duke kontribuar në avancimin e programeve dhe ndërhyrjeve të Qendrës. Ajo gjithashtu lehtëson operacionet administrative dhe logjistike në Qendër, duke siguruar që ambientet, asetet dhe logjistika të përdoren në mënyrë efektive.
Znj. Kapexhiu mban një diplomë BA dhe MA në Histori nga Universiteti i Tiranës. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën shqipe (amtare), angleze dhe italiane.
Senior Finance Manager
JETMIRA HYSENAJ
Zj. Hysenaj u bashkua me Partnerët Shqipëri në vitin 2011, dhe mban pozicionin e Menaxheres së Lartë të Financës. Ajo sjell shumë vite përvojë pune në sektorin jofitimprurës dhe financiar, me përvojë të gjerë në planifikimin dhe analizën financiare, kontabilitetin, sistemin e taksave dhe programet e ngritjes së kapaciteteve financiare për sektorin jofitimprurës dhe fitimprurës.
Jetmira menaxhon detyrimet financiare institucionale që të jenë në përputhje me autoritetet qeveritare dhe donatorët, lehtëson procesin e Auditimeve të Brendshme dhe të Jashtme dhe siguron që politikat, sistemet dhe procedurat financiare dhe të kontabilitetit zbatohen në mënyrën e duhur.
Ajo ka një përvojë te gjerë në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e raporteve financiare të organizatës dhe të gjitha raporteve të tjera të brendshme. Si pjesë e punës së saj, ajo kryen dhe dokumenton analiza financiare të programeve dhe ndihmon organizatën me funksione financiare, si vlerësimi, auditimi, planifikimi, buxhetimi, taksat, konsolidimi, kontrolli i kostos dhe kontrolli i projektit. Jetmira gjithashtu mbikëqyr komponentin financiar të skemave të nën-grantimit dhe përfituesve të Partnerëve Shqipëri. Ajo ka përvojë të gjerë në ofrimin e trajnimeve dhe konsulencave për çështjet e menaxhimit financiar për OSHC-të dhe sektorë të ndryshëm në fokus të programeve të organizatës.
Zj. Hysenaj ka një diplomë Bachelor dhe Master në Financë nga Universiteti i Tiranës dhe është kontabiliste e certifikuar që nga viti 2012.
Menaxhere Programi
KOSTANDINA KERUTI
Znj. Kostandina Këruti mban pozicionin e Menaxheres së Programit, përgjegjëse për menaxhimin e programit të Aktivitetit Filantropik dhe Infrastrukturës Mbështetëse, si dhe punën kërkimore në lidhje me krijimin e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile.
Kostandina sjell 15 vite përvojë pune në sektorët jofitimprurës dhe akademikë. Përvoja e saj e mëparshme lidhet me punën kërkimore në fusha të çështjeve te jashtme dhe të sigurisë; hartimi dhe vlerësimi i projektit në fushën e rinisë dhe mjedisit.
Kostandina iu bashkua Partnerëve Shqipëri në vitin 2011. Ajo është përfshirë në programet e ngritjes së kapaciteteve të OJF-ve; aktivitetet dhe aktivitetet për ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me promovimin e filantropisë dhe sipërmarrjeve sociale. Ajo është përgjegjëse për menaxhimin e skemave të nën-grantimit për OJF-të që kanë të bëjnë me ripërdorimin e aseteve të konfiskuara nga krimi i organizuar për qëllime sociale, si dhe mbështetjen e financimit fillestar për sipërmarrjet sociale.
Hulumtimi rreth zhvillimit të organizatave të shoqërisë civile ka qenë një interes personal dhe profesional i saj. Si pjesë e ekipit kërkimor, ajo është e angazhuar në nisma të ndryshme, veçanërisht në përgatitjen e Matricës së Monitorimit për Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, një raport vjetor gjithëpërfshirës që nga viti 2013.
Si pjesë e programit të Filantropisë, ajo po punon në drejtim të promovimit dhe zhvillimit të aktivitetit filantropik, nëpërmjet kërkimit dhe krijimit të infrastrukturës mbështetëse, me fokus mbështetjen e zhvillimit të fondacioneve komunitare dhe aktiviteteve të crowdfunding në Shqipëri.
Kostandina Këruti mban një Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Instituti Kanadez i Teknologjisë dhe është alumnus i Programit Ndërkombëtar të Fellow, Graduate Center, City University New York (CUNY).
Menaxhere Projekti
XHOANA ZEQO
Znj. Zeqo mban pozicionin e menaxheres së projektit. Ajo iu bashkua Partnerëve Shqipëri në maj 2018, duke sjellë mbi 14 vjet përvojë pune në sektorin e shoqërisë civile, qeverisjen vendore dhe akademi. Si pjesë e pozicioneve të saj të mëparshme në bashki dhe universitet, ajo është angazhuar në hartimin dhe zbatimin e politikave fiskale vendore, hartimin dhe zbatimin e programeve të menaxhimit të studentëve dhe aktiviteteve jashtëshkollore, si dhe menaxhimin e koordinimit të marrëdhënieve me palë të ndryshme të interesuara.
Si pjesë e ekipit të Partnerëve Shqipëri, znj. Zeqo ka menaxhuar kryesisht projekte të fokusuara në qeverisjen e mirë dhe transparente në nivel vendor, si dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset me pjesëmarrje. Vitet e fundit, ajo është angazhuar kryesisht në programe që lidhen me zhvillimin e OSHC-ve, transparencën dhe llogaridhënien e tyre. Znj. Zeqo koordinon shërbimet e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile për forcimin e kapaciteteve të OSHC-ve për të qenë aktorë më efektivë, transparentë, të përgjegjshëm dhe të pavarur që kontribuojnë në demokraci dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ajo kontribuon gjithashtu në aktivitetin hulumtues dhe monitorues të organizatës në përputhje me misionin e saj.
Finance Officer
FJORALBA BALLA
Fjoralba joined Partners Albania in November 2021. She has over 20 years of experience in Finance and Project Management. Mrs. Balla has worked widely with international companies in projects funded by USAID, World Bank, international organizations such as the International Labour Organization; both international and national businesses, including Canada-based CanPar Transport.
Among her key skills and qualifications are financial planning and management; budgeting and costing; grant management; monitoring and evaluation; human resource management; procurement, management of projects and programs, training on budget implementation and financial reporting, etc.
Fjoralba brings to Partners Albania her hands-on experience in evaluating applications and grants, by providing technical budget-related insights on grants to ensure adherence to proposed methodology and activity plan, detailed and overall financial reporting with a key focus on compliance with donor regulations and policies, matching expected activity results with grant spending and budget implementation, including management of required deliverables within established timeframes. She has also experience in provision of trainings with focus on financial reporting and grants management.
Fjoralba holds a MA in Physics from the Faculty of Natural Sciences, (University of Tirana); and a Project Management Applications Certificate from the University of Toronto, (Mississauga, Canada).
Fjoralba joined Partners Albania in November 2021, bringing over 20 years of expertise in finance and project management. She has an extensive background working with international companies on projects funded by major organizations such as USAID, the World Bank, and the International Labour Organization. Her experience spans both international and national businesses, including Canada-based CanPar Transport.
Fjoralba is highly skilled in financial planning and management, budgeting, grant management, monitoring and evaluation, and project management. She is adept at providing technical budget-related insights, ensuring compliance with donor regulations, and aligning grant spending with expected outcomes. Additionally, she offers training sessions focused on financial management and grants management.
Fjoralba holds a Master of Sciences in Physics from the University of Tirana/ Faculty of Natural Sciences and a Project Management Applications Certificate from the University of Toronto, Mississauga.
Fjoralba iu bashkua Partnerëve Shqipëri në nëntor të vitit 2021, duke sjellë një eksperiencë mbi 20 vjecare në financë dhe menaxhim projektesh. Përvoja e saj e gjerë vjen nga puna me kompani ndërkombëtare si dhe nga projekte të financuara nga organizata të mëdha donatore si USAID, Banka Botërore dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës. Ekspertiza e saj përfshin si bizneset ndërkombëtare ashtu edhe ato kombëtare, duke përmendur përvojën me “CanPar Transport” në Kanada.
Fjoralba zotëron aftësi të është shumë e aftë në planifikimin dhe menaxhimin financiar, buxhetimin, menaxhimin e granteve, monitorim dhe vlerësim, si dhe menaxhimin e projekteve. Ajo ofron njohuri të detajuar teknike lidhur me buxhetimin, duke siguruar pajtueshmërinë dhe përputhshmërinë me rregulloret dhe standartet e donatorëve si dhe ndërlidhjen e shpenzimeve të granteve me rezultatet e pritshme. Përveç kësaj, ajo ka pervoje ne ofrimin e trajnimeve të fokusuara në menaxhim financiar dhe menaxhimin e granteve.
Fjoralba zotëron një Master të Shkencave në Fizikë nga Universiteti i Tiranës/ Fakulteti i Shkencave të Natyrës si dhe një Certifikatë nga Universiteti i Torontos/Mississauga për Aplikacionet e Menaxhimit te Projekteve.
Ms. Mustafa joined Partners Albania in 2022 as a Project Manager in the Entrepreneurship and Social Innovation programmatic area. She is responsible for the management and coordination of projects in the field of social entrepreneurship, youth work and empowerment, start-up development, innovation and support, and capacity building, contributing to the further development and expansion of this programmatic area. Alis manages the Dua Partner Invest Platform, being responsible for the management of its main functions and services, towards the development of the start-up ecosystem through the facilitation of interaction between the main stakeholders being part of it.
Ms. Mustafa holds a Master of Science in Business Administration in the Management profile and a bachelor’s degree in Finance and Accounting from the Faculty of Economy at the University of Tirana. She has over seven years of experience working in business consultancy organizations operating in the fields of project management and development, business consultancy, analysis, research, and studies, and is primarily responsible for managing and coordinating the whole process of developing, implementing, and following up all the project’s phases, including building partnership and liaison with partners and stakeholders. She is also part of the academic staff of the Faculty of Economy, as Assistant Lecturer, in the Department of Management.
Znj. Mustafa iu bashkua Partnerëve Shqipëri në vitin 2022 si Menaxhere Projekti në fushën programore të Sipërmarrjes dhe Inovacionit Social. Ajo është përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e projekteve në fushën e sipërmarrjes sociale, punës me të rinjtë dhe fuqizimin e tyre , zhvillimit të start-up-eve, inovacionit dhe mbështetjes, si dhe forcimin e kapaciteteve, duke kontribuar në zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të kësaj fushe programore. Alis menaxhon Platformën Dua Partner Invest, duke qenë përgjegjëse për menaxhimin e funksioneve dhe shërbimeve kryesore te saj, në drejtim të zhvillimit të ekosistemit start-up përmes lehtësimit të ndërveprimit midis aktorëve kryesorë që janë pjesë e tij.
Znj. Mustafa është diplomuar me Master Shkencor në Administrim Biznesi në profilin e Menaxhimit dhe diplomë bachelor në Financë dhe Kontabilitet nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Ajo ka mbi shtatë vjet përvojë pune në organizatat e konsulencës së biznesit që operojnë në fushat e menaxhimit dhe zhvillimit të projekteve, konsulencës së biznesit, analizës, kërkimit dhe studimeve, dhe është kryesisht përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e të gjithë procesit të zhvillimit, zbatimit dhe ndjekjes. Të gjitha fazat e projektit, duke përfshirë ndërtimin e partneritetit dhe ndërlidhjen me partnerët dhe palët e interesuara. Ajo është gjithashtu pjesë e stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, si Asistente Pedagoge, në Departamentin e Manaxhimit.
Project Manager
ERA SHERIFAJ
Ms. Sherifaj recently joined Partners Albania in the position of Entrepreneurship and Social Innovation Program Assistant, responsible for the interaction and functionality within Dua Partner Invest platform as well as researcher of new investors, financing strategies, and new start-ups.
Era holds a BA in Industrial Engineering from Kocaeli University and an MA in Engineering and Management from Polytechnic of Turin. She has developed and mastered knowledge in strategic management, innovation, and product development, business plans, project management, product design, and market research.
Era has internship experience as quality manager of the production process, and manager of strategic decisions in public services. She has worked as a young project manager and specialist in Saranda municipality in Albania. She worked closely with the incubator of Polytechnic of Turin for her thesis work: Start-up Perspective in Attracting Investors, Polito I3P case study. During this period, she has collaborated with start-ups in their business plan construction and in the process of finding and understanding the strategies start-ups follow to attract money and find the right investors.
Zj. Sherifaj së fundmi iu bashkua Partners Albania në pozicionin e Asistentes së Programit për Sipërmarrjen dhe Inovacionin Social, përgjegjëse për ndërveprimin dhe funksionalitetin brenda platformës Dua Partner Invest si dhe hulumtuese e investitorëve të rinj, strategjive të financimit dhe bizneseve të reja.
Era ka një diplomë BA në Inxhinieri Industriale nga Universiteti i Kocaelit dhe një MA në Inxhinieri dhe Menaxhim nga Politekniku i Torinos. Ajo ka zhvilluar dhe zotëruar njohuri në menaxhimin strategjik, inovacionin dhe zhvillimin e produkteve, planet e biznesit, menaxhimin e projekteve, dizajnimin e produktit dhe kërkimin e tregut.
Era ka përvojë praktike si menaxhere e cilësisë së procesit të prodhimit, dhe menaxhere e vendimeve strategjike në shërbimet publike. Ajo ka punuar si menaxhere e re projekti dhe specialiste në bashkinë e Sarandës në Shqipëri. Ajo ka punuar ngushtë me inkubatorin e Politeknikut të Torinos për punimin e tezës së saj: Perspektiva e start-up-ve në tërheqjen e investitorëve, Studimi i rastit Polito I3P. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka bashkëpunuar me start-up në ndërtimin e planeve të tyre të biznesit dhe në procesin e gjetjes dhe të kuptuarit të strategjive që ndjekin start-up-et për të tërhequr para dhe për të gjetur investitorët e duhur.
Communication Manager
Enxhi Rexhepi
Enxhi joined the team of Partners Albania in May 2022. She holds a Master’s degree in Social Services Administration and a Bachelor’s degree in Social Work from the Faculty of Social Sciences at the University of Tirana. Enxhi conducts desk research and data entry for many programs of the Center. As part of the Philanthropic Activity and Support Infrastructure program, she is engaged in conducting the daily monitoring of philanthropic activity in Albania and preparing monthly reports in cooperation with other team members, as well as the philanthropy magazine.
Enxhi iu bashkua ekipit të Partnerëve Shqipëri në maj 2022. Ajo ka një diplomë Master në Administrim të Shërbimeve Sociale dhe një diplomë Bachelor në Punë Sociale nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Enxhi kryen desk research dhe hedhjen e të dhënave për shumë programe të Qendrës. Si pjesë e programit të Aktivitetit Filantropik dhe Infrastrukturës Mbështetëse, ajo është e angazhuar në monitorimin e përditshëm të aktiviteteve filantropike në Shqipëri dhe përgatitjen e raporteve tre mujore në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të ekipit, si dhe të revistës së filantropisë. Enxhi gjithashtu është e angazhuar si menaxhere komunikimi për disa projekte. Përgjegjësitë e saj përfshijnë koordinimin e komunikimeve të brendshme dhe të jashtme, menaxhimin e rrjeteve sociale dhe ndarjen e mesazheve në të gjitha platformat.
Communication Manager
Regana Hysenbelli
Regana joined the team of Partners Albania in 2023 and holds the position of Communication Specialist. She holds a Bachelor’s degree in Finance from Tirana University and a Master’s Degree in Marketing and Management. Regana pursued a career in communication and marketing, where she had the opportunity to work in a variety of industries and projects thanks to her enthusiasm for communication, advertising, and digital marketing.
Part of Partners Albania’s communication team, Regana is involved in developing communication tools, implementing integrated marketing and communication strategies, digital marketing, online presence, designing various visuals, coordinating outgoing communication, and contributing to project reporting on the communication aspect, among other duties. As a data-driven communication and marketing enthusiast, Regana is always up to date on the latest digital platforms that can make an important contribution to broadening our reach to a wider audience.
Regana iu bashkua ekipit të Partnerëve Shqipëri në vitin 2023 dhe mban pozicionin e Specialistes së Komunikimit. Ajo ka një diplomë Bachelor në Financë nga Universiteti i Tiranës dhe një Diplomë Master në Marketing dhe Menaxhim. Regana ndoqi një karrierë në komunikim dhe marketing, ku pati mundësinë të punonte në një sërë industrish dhe projektesh falë entuziazmit të saj për komunikim, reklamën dhe marketingun dixhital.
Si pjesë e ekipit të komunikimit të Partners Albania, Regana është e përfshirë në zhvillimin e mjeteve të komunikimit, zbatimin e strategjive të integruara të marketingut dhe komunikimit, marketingun dixhital, praninë online, dizajnimin e elementeve të ndryshme vizuale, koordinimin e komunikimit në dalje dhe kontributin në raportimin e projektit në aspektin e komunikimit, ndër të tjera. Si një entuziaste e komunikimit dhe marketingut të bazuar në të dhëna, Regana është gjithmonë e përditësuar në platformat më të fundit dixhitale që mund të japin një kontribut të rëndësishëm drejt prekjes së një audience më të gjerë nga ne.

Menaxhere e Granteve
Jonida Dyrmishi
Znj. Jonida Dyrmishi iu bashkua Partners Albania në vitin 2023, në pozicionin e Menaxheres së Grantit, përgjegjëse për menaxhimin e skemës së nëngranteve të projektit EU4Innovation Challenge Fund 2023-2026.
Jonida ka një përvojë të gjerë në menaxhimin e granteve të BE-së për organizatat e shoqërisë civile, institucionet qeveritare, entitetet publike të shteteve anëtare të BE-së dhe jo vetëm. Ajo ka fituar mbi 15 vite përvojë profesionale në menaxhimin indirekt të fondeve IPA.
Ajo ka punuar në pozicione të ndryshme si Specialiste e Prokurimit për Fondet IPA, Përgjegjëse Sektori për Kontraktimin dhe Zbatimin e Projekteve IPA dhe Drejtore për Kontraktimin dhe Monitorimin e Zbatimit të Projekteve IPA, duke punuar për CFCU në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë.
Jonida ka një diplomë Master Shkencor në Drejtësi në Universitetin e Tiranës.

Project Finance Manager
Klorinda Prifti
Znj. Prifti i’u bashkua Partnerëve Shqipëri në tetor 2023. Ajo mban pozicionin Menaxhere Finance e Projektit të Sfidës së Fondit EU4Innovation, përgjegjëse për raportimin financiar të projektit dhe koordinimin e lidhur me të, menaxhimin financiar dhe asistencën teknike për grantmarrësit. Ajo është gjithashtu përgjegjëse për mbështetjen e përgjithshme financiare, buxhetore dhe të planifikimit financiar të organizatës.
Klorinda sjell mbi 20 vjet ekspertizë si në sektorin fitimprurës ashtu edhe në atë jofitimprurës, duke zënë pozicione kryesore drejtuese me disa nga kompanitë më të mëdha në Rusi, Kanada dhe Shqipëri. Së fundmi ajo ka shërbyer si Menaxhere Financiare e projektit LevizAlbania financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Ajo ka përvojë të gjerë në kontabilitet, kontrollim, përmbushjen dhe kontrollet e brendshme, punësimin, kontraktimin, blerjen dhe menaxhimin e materialeve. Specialitetet e saj financiare përfshijnë raportimin, kontabilitetin teknik, kontrollet e brendshme, FP&A dhe planifikimin dhe ekzekutimin strategjik.
Klorinda Prifti ka një diplomë Bachelor dhe Master në Ekonomi nga Universiteti Shtetëror Politeknik i Shën Petersburgut me famë botërore, ku ka përfunduar të dyja diplomat me rezultate të shkëlqyera.
Erba joined our team in 2023 as an Office Assistant, taking on a range of clerical and office administration responsibilities. She holds a Bachelor’s degree in Spanish and English from Tirana University and is presently pursuing a Master’s degree in Communication and Tourist Guidance.
Erba i’u bashkua ekipit tonë në vitin 2023 si Asistente e Zyrës, duke marrë përsipër një sërë përgjegjësish në administrimin e zyrës. Ajo ka një diplomë Bachelor në Gjuhen Spanjolle dhe Angleze nga Universiteti i Tiranës dhe aktualisht është duke ndjekur studimet Master në Komunikim dhe Udhëzim Turistik.










