T’u japim zë sipërmarrjeve me impakt, në nivel kombëtar dhe evropian

Monitori Evropian i Sipërmarrjeve Sociale është studimi më i madh mbi sipërmarrjet sociale në Evropë, i cili bashkon më shumë se 30 vende për të nxjerrë në pah kontributin që sipërmarrjet sociale japin në shoqërinë dhe ekonominë e Evropës. Monitori Evropian i Sipërmarrjeve Sociale (ESEM) (në anglisht “European Social Enterprise Monitor”)ndihmon vendimmarrësit në qeveri, ofruesit e financimit, entitetet që ndërmarrin studime dhe ofrojnë mbështetje për bizneset, për të kuptuar më mirë përvojat e sipërmarrjeve sociale. Përmes përgjigjeve të dhëna në ESEM, këta vendimmarrës mund të ndërmarrin hapa për të adresuar pengesat me të cilat përballen sipërmarrjet sociale dhe për të kultivuar ekosisteme më mbështetëse në të gjithë Evropën.

Mungesa e të dhënave mbi sipërmarrjet sociale është një nga pengesat kryesore që pengon krijimin e politikave më të mira dhe ofrimin e mbështetjes së specializuar. Pasja e më shumë njohurive dhe të një kuptimi më të mirë të sipërmarrjeve sociale, do të thotë që financimi, si dhe politikat e BE-së dhe ato kombëtare, mund të përshtaten më mirë dhe të jenë më të përgjegjshme ndaj nevojave të sipërmarrësve socialë (potencialë).

Mbi 2,000 sipërmarrës socialë kanë ndarë përvojat e tyre në edicionin e fundit të ESEM-it dhe zërat e tyre tashmë kanë ndikim në të gjithë Evropën, në nivel qeverie, arsimi dhe politikë-bërës. Ky është vetëm fillimi.

Duke ndarë njohuritë tuaja dhe duke ndarë ESEM-2026 me sipërmarrje të tjera sociale, keni mundësi që zëri juaj të dëgjohet, si dhe të ndikoni në gjeneratën e ardhshme të politikave dhe financimit të sipërmarrjeve sociale.

Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet dhe bëhuni pjesë e ndryshimit: përgjigjuni tani Monitorit Evropian të Sipërmarrjeve Sociale 2026 (ESEM-2026), duke u përgjigjur në anketën në gjuhën shqipe këtu.


ESEM menaxhohet në nivel evropian nga Rrjeti Euclid, në bashkëpunim me Rrjetin e Sipërmarrjes Sociale të Gjermanisë (SEND) dhe me mbështetjen e një Bordi Kërkimor të përbërë nga ekspertë të akademisë në fushën e sipërmarrjeve sociale.

Në nivel kombëtar, ekipet kombëtare bashkëpunojnë duke ofruar ekspertizë të bazuar në kontekstin lokal mbi zhvillimin e anketës dhe pastrimin e të dhënave, si dhe duke udhëhequr promovimin dhe shpërndarjen e anketës.

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim është partneri kombëtar për Shqipërinë. Informohuni mbi partnerin kombëtar në vendin tuaj në këtë link.

Për t’u informuar më tepër në lidhje me ESEM, drejtohuni në këtë link: https://socialenterprisemonitor.knowledgecentre.euclidnetwork.eu/