Tranzicioni i dyfishtë për Sipërmarrjet Sociale në Sektorët e Artit dhe Artizanatit” (TtraSE)
Partnerët Shqipëri dhe organizata të tjera partnere nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor kanë lançuar në janar 2025 zbatimin e projektit “Tranzicioni i dyfishtë për Sipërmarrjet Sociale në Sektorin e Artit dhe Artizanatit” (TtraSE).
TtraSE është ndërmarrë për të adresuar hendekun ekzistues të aftësive dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në sektorin e artit dhe artizanatit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Sipërmarrjet e Ekonomisë Sociale (SEE).
Strategjia e shumëanshme e TtraSE-s, jo vetëm që adreson nevojat për zhvillimin e aftësive, por gjithashtu fuqizon kapacitetet strategjike të ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional / Arsimit dhe Formimit Profesional të Vazhdueshëm (AFP / AFP-V), duke nxitur një ekosistem dinamik dhe bashkëpunues që kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të sektorit të artit dhe artizanatit në rajon. Synimi kryesor është pajisja e institucioneve me mjetet dhe aftësitë e nevojshme për të kontribuar në mënyrë aktive në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe avancimin social në Ballkanin Perëndimor.
Grupet e synuara të projektit përfshijnë një spektër të gjerë brenda sektorit të artit dhe artizanatit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet aktoreve të sipërmarrjes sociale dhe subjekteve arsimore, duke mbështetur një strategji të integruar për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik brenda rajoneve të synuara: Sipërmarrësit Socialë në sektorët e Artit dhe Artizanatit, trajnuesit e AFP / AFP-V, profesionistët dhe stafi i ofruesve të AFP / AFP-V, duke përfshirë drejtorët, menaxherët, stafin teknik, studiuesit, drejtuesit e njësive dhe individët që drejtojnë formulimin e strategjive të trajnimit brenda këtyre entiteteve.
Projekti është i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit Erasmus+ dhe do të zbatohet përgjatë harkut kohor tre-vjeçar.
PARTNERËT E PROJEKTIT
Projekti zbatohet nga: MateraHub – Consorzio MateraHub Industrie Culturali e Creative (Itali); ARLAB – Agenzia Regionale LAB – Lavoro e Apprendimento Basilicata (Itali); CCIB – Cámara de Comercio Italiana de Barcelona (Spanjë); Diesis Network (Belgjikë); AKEP – Academy of Entrepreneurship (Greqi); ACT Center – Albanian Center for Education Care and Training (Shqipëri); Partners Albania – Partners Albania for Change and Development (Shqipëri); ADP – Zid – Association for Democratic Prosperity (Mali i Zi); ALG – Association “Loyola-Gymnasium” (Kosovë); and CDP Globus – Center for the Development of Social Entrepreneurship (Bosnië Hercegovinë).
AKTIVITETET DHE REZULTATET DERI NË KËTË FAZË
► Takimi hapës në Matera
Takimi hapës me partnerët e projektit u mbajt në Matera, në shkurt 2025. Partnerët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së u mblodhën për të nisur me strukturimin e mjeteve dhe trajnimeve që do të pajisin me aftësi të gjelbra dhe digjitale sipërmarrjet sociale të sektorit të artit dhe artizanatit.
► Takimi i Dytë i Partnerëve (TPM) në Prizren
Çfarë ndodh kur mendjet krijuese bashkohen në Prizren? Gjatë 11-12 shtatorit 2026, partnerët e projektit shkëmbyen njohuri, ndanë përvoja dhe bashkëpunuan në qasje inovative për fuqizimin e sipërmarrjeve sociale të sektorit të artit dhe artizanatit.
► Takimi i Tretë i Partnerëve (TPM) në Tiranë
Gjatë dy ditëve, më 21-22 prill 2026, partnerët dakordësuan mbi hapat e ardhshëm të projektit, duke u përqendruar në përmirësimin e udhëzimeve për ngritjen e kapaciteteve; strukturimin e piketave të trajnimit për ofruesit e AFP / AFP-V; avancimin e qasjes së mikro-kredencialeve; dhe ndarjen aktiviteteve për përfshirjen e grupeve kryesore të interesit. Duke u bazuar në njohuritë nga eventet kombëtare në të gjithë Ballkanin Perëndimor, takimi shënoi një hap të rëndësishëm në kthimin e kërkimit dhe bashkëpunimit në rezultate konkrete të projektit.
► “Co-Creation Lab”: Së bashku për një sektor të artit dhe artizanatit më të gjelbër dhe digjital
I konceptuar si një event interaktiv, aktiviteti mblodhi së bashku në një format hibrid në Prizren (Kosovë) trajnerë AFP / AFP-V, ekspertë dhe aktorë të Ekonomisë Sociale në Art dhe Artizanat, për të reflektuar dhe bashkë-dizajnuar zgjidhje për tranzicionin e dyfishtë (tranzicionin e gjelbër dhe digjital) të Sipërmarrjeve Sociale në këtë sektor. I mbajtur gjatë TPM2, qëllimi i përbashkët i aktivitetit ishte i thjeshtë, por ambicioz:
(i) Pajisja e ofruesve të AFP/AFP-V me njohuritë dhe strategjitë për t’iu përgjigjur më mirë tranzicionit të dyfishtë – kalimit të kombinuar drejt digjitalizimit dhe qëndrueshmërisë.
(ii) Mbështetja e Sipërmarrjeve Sociale (SS) në sektorin e artit dhe artizanatit për t’u përshtatur, për t’u rritur dhe për të qëndruar konkurruese në tregjet e punës që ndryshojnë me shpejtësi.
► Eventet kombëtare “Co-Creation Labs” në vendet e Ballkanit Perëndimor
- Aktiviteti në Bosnjë dhe Hercegovinë: Përmes një qasje pjesëmarrëse dhe bashkëkrijimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të jepnin mendime, të shkëmbenin shembuj të praktikave të mira dhe të kontribuonin në përmirësimin e Udhëzimeve në mënyrë që ata të mund t’i përgjigjen më mirë nevojave reale të sektorit.
- Aktiviteti në Kosovë: Nga forcimi i aftësive digjitale dhe të gjelbra, deri te zhvillimi i kurrikulave të bazuara në nevojat e sipërmarrjeve sociale dhe artizanëve, eventi u përqendrua në nevojat reale dhe rezultatet e zbatueshme, që dolën përmes bashkëpunimit, diskutimit dhe inovacionit. Fokusi ishte në formësimin e praktikave më të qëndrueshme për të ardhmen e sektorit.
- Aktiviteti në Mal të Zi: Nga sfidat reale te zgjidhjet praktike, kështu dukej ky aktivitet. Përmes një qasjeje “design thinking”, pjesëmarrësit eksploruan nevojat, zhvilluan ide dhe punuan së bashku për të formësuar zgjidhje për sektorin, pasi tranzicioni i dyfishtë është diçka që e ndërtojmë së bashku, në praktikë.
- Aktiviteti në Shqipëri: Nga identifikimi i sfidave reale në sektor e deri te shkëmbimi i ideve, testimi i zgjidhjeve dhe përmirësimi i tyre së bashku, ky event kishte të bënte tërësisht me veprimin, jo me teorinë. Pjesëmarrësit punuan bashkërisht për të hartuar udhëzime praktike që do të mbështesin sipërmarrjet sociale, për të qenë më të orientuara drejt digjitalizimit, qëndrueshmërisë dhe aftësive të së ardhmes.

PUBLIKIMET E PROJEKTIT TTRASE
Hapa të rinj për Tranzicionin e Dyfishtë të Sipërmarrjeve Sociale në sektorin e Artit dhe Artizanatit – Raporti i Projektit Download
Përmbledhja e Praktikave më të Mira TtraSE: Një Udhërrëfyes për Tranzicionin e Dyfishtë! Download
Broshura Informuese #1 e TtraSE Download
Broshura Informuese #2 e TtraSE Download
Informohuni më tepër mbi projektin TtraSE në faqen zyrtare të projektit ttrase.eu si dhe regjistrohuni këtu nëse dëshironi të jeni të informuar mbi aktivitetet dhe mundësitë e ofruara nga projekti.
| New paths for twin transition of social enterprises in Arts and craft sector - Project Report | Shkarko |




