Tranzicioni i dyfishtë për Sipërmarrjet Sociale në Sektorët e Artit dhe Artizanatit” (TtraSE)

Partnerët Shqipëri dhe organizata të tjera partnere nga Europa dhe Ballkani Perëndimor nisën në janar zbatimin e projektit trevjeçar “Tranzicioni i dyfishtë për Sipërmarrjet Sociale në Sektorët e Artit dhe Artizanatit” (TtraSE). Strategjia e TtraSE synon të përmirësojë zhvillimin e aftësive dhe të fuqizojë ofruesit e formimit profesional dhe të formimit të vazhduar (VET/C-VET) si nxitës kryesorë të rritjes së qëndrueshme socio-ekonomike. Projekti promovon bashkëpunimin publik-privat, përmirëson cilësinë e trajnimeve dhe fokusohet në aftësitë e gjelbra dhe dixhitale për tranzicionin e dyfishtë në sektorin e arteve dhe artizanatit. Qëllimi kryesor është fuqizimi i institucioneve për të nxitur krijimin e vendeve të punës, rritjen ekonomike dhe përparimin shoqëror.
Grupet e synuara përfshijnë sipërmarrës socialë në fushën e arteve dhe artizanatit, trajnerë dhe profesionistë nga ofruesit e AFP / AFP-V, duke nxitur bashkëpunimin midis ekonomisë sociale dhe arsimit për zhvillimin rajonal.
Projekti u lançua zyrtarisht në shkurt 2025, në një takim të të gjithë partnerëve të projektit të mbajtur në Matera, Itali.
TtraSE është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+ .