Projekti TWIST: Drejt një Modeli të Ri të Sipërmarrjes Sociale në Asetet e Konfiskuara në Shqipëri

Projekti TWIST do të ndihmojë Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të) të jenë më të përfshira në proceset vendimmarrëse në nivel vendor dhe kombëtar mbi asetet e konfiskuara dhe do të inkurajojë praktikat e sipërmarrjes sociale (SS) për të rritur ri-përdorimin social të pronave të konfiskuara, parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar në nivel lokal, kombëtar dhe Evropian.

TWIST, i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, me fokus në ripërdorimin e aseteve të konfiskuara për qëllime sociale, përgjatë tre viteve do të përfshijë qytetarët shqiptarë, veçanërisht grupet e pafavorizuara dhe ato që janë prekur apo janë në risk ndaj krimit të organizuar. Kjo praktikë do t`u mundësojë komuniteteve dhe OShC-ve të përfitojnë nga burime të marra në mënyrë të paligjshme nga krimi i organizuar falë modeleve të sipërmarrjes sociale.

Zbatimi i projektit do të promovojë një përgjigje kolektive në luftën kundër krimit të organizuar në nivel vendor, kombëtar dhe evropian, përmes ndërtimit të modeleve të sipërmarrjes sociale në asetet e konfiskuara dhe gjenerimit të mundësive të reja sociale dhe punësimit që do të ndikojnë pozitivisht në grupet e pafavorizuara, si: viktimat e krimit të organizuar dhe dhunës në familje, të miturit, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, të papunët, personat e varur nga substancat narkotike, ish të dënuarit, etj.

Shqipëri ka ndërmarrë praktika të ri-përdorimit social të aseteve të konfiskuara, mundësuar nga Ligji 10192/2009 dhe rikthimi i pasurive te konfiskuara në prona publike, që ndihmon në orientimin e shpenzimeve publike në një drejtim më efektiv, në interes të qytetarëve. Projekti do të zbatohet në vijimësi të eksperiencës së CAUSE, nisma e parë në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ka ngritur sipërmarrje sociale në tre prona të konfiskuara nga krimi i organizuar.

 

Konsorciumi i cili do të zbatojë projektin përbëhet nga:

dhe në bashkëpunim me:

Organizata italiane Libera është në kapacitetin e Koordinatorit të Projektit, dhe ka një bashkëpunim të gjatë me Partnerët Shqipëri dhe Bashkinë Tiranë. Falë këtij konsorciumi, bashkë me AAPSK do të jetë thelbësore krijimi i një plani të përbashkët për ngritjen e  sipërmarrjeve sociale dhe rritjen e ndërgjegjësimi rreth objektivave dhe aktiviteteve të TWIST.

 

Objektivat e TWIST janë:

  • Rritja e kapaciteteve të OShC-ve për një angazhim efektiv në procesin e vendimmarrjes me institucionet vendore dhe qëndrore nëpërmjet zbatimit të sipërmarrjes sociale si një model i ripërdorimit social të pronave të konfiskuara dhe si një praktikë e mirë për zhvillimin socio-ekonomik të komunitetit;
  • Rritja e zbatueshmërisë të modelit të sipërmarrjeve sociale si një model i ripërdorimit social në pronat e konfirskuara dhe si një mjet qytetar për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar në nivel vendor, kombëtar dhe evropian.

Aktivitete ndërgjegjësuese publike dhe në nivel komunitar do të jenë dy faktorët kryesorë që do të sigurojnë trashëgiminë e TWIST.  Është thelbësore përfshirja e qendrueshme e institucioneve vendore si partnerë kyç për menaxhimin e aseteve të konfiskuara dhe për zbatimin e veprimtarisë së sipërmarrjeve sociale nga OShC-të, si një praktikë e mirë ripërdorimi social. Për këtë arsye do të krijohet një ekip përgjegjës për lehtësimin e marrëdhënieve ndërmjet OShC-ve dhe bashkive të interesuara dhe për krijimin e dialogut duke promovuar nismat lokale dhe veprimtarinë e sipërmarrjeve sociale dhe OShC-ve. Kjo do t`i ndihmojë OSHC-të të bëhen protagonistë në nivel politik dhe social, duke  kontribuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe në ndërtimin e një ekonomie më gjithëpërfshirëse që ofron shërbime, aftësi, punësim dhe mbështetje për grupet e pafavorizuara.

 

 

 

Më 27 prill, projekti u lancua në një event publik me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve sociale, bashkive, institucioneve donatore dhe aktorëve të tjerë.

Vizitoni këtu një fotogaleri nga ky event

 

 

 

 


Në janar 2023 u shpall thirrja për projekt-propozime në kuadër të TWIST

 


Partnerët Shqipëri dhe Libera Contro le Mafie organizuan në 12 prill 2025 konferencën ndërkombëtare “Nga Fitimet e Paligjshme te e Mira Publike: E Ardhmja e Aseteve të Konfiskuara”, e cila shënoi edhe përmbylljen e projektit TWIST.
Përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunitetit donator, përfaqësive diplomatike, organizatave të shoqërisë civile, sipërmarrjeve sociale, akademisë dhe medias diskutuan mbi ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara si një mjet në luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen e komuniteteve vulnerabël. Lexoni këtu një përmbledhje të diskutimeve të Konferencës.


Për më shumë informacion kontaktoni: organizzazione@libera.it  dhe partners@partnersalbania.org

Twist u bashkëfinancua nga Bashkimi Evropian – EuropeAid/171607/DD/ACT/AL

 

Broshura e TWIST Shkarko