Platforma Dua Partner Invest

Dua Partner Invest është platforma e parë shqiptare që i shërben komunitetit të startup-eve në Ballkanin Perëndimor.

DPI është një iniciativë e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në mbështetje të sipërmarrjes dhe inovacionit në të gjithë rajonin. Kjo platformë shërben si një qendër virtuale për të lidhur komunitetin sipërmarrës të rajonit, nxitur bashkëpunimin dhe rritur vizibilitetin, si dhe për të ofruar akses në mundësi për zhvillimin e kapaciteteve dhe shërbime të tjera mbështetëse për biznesin.

Duke funksionuar si një Hub virtual, në platformën DPI bashkohen dhe ndërveprojnë dy kategori anëtarësh:

Sipërmarrësit (Startup-e të Regjistruara), të cilat kanë nevojë për zgjerim kapacitetesh për të ngritur dhe zgjeruar operimin e biznesit të tyre në treg; dhe

Konsulentët (Ekspertë individë apo Entitete private), që operojnë në një sektor të caktuar dhe kanë ekspertizë në një ose disa fusha, të cilët kanë mundësi të ofrojnë ekspertizën dhe shërbimet e tyre për sipërmarrësit.

Përfitimet që ofron platforma për anëtarët e saj janë:

  • Akses të brendshëm në start-upe: Dua Partner Invest ofron një databazë me start-upe inovatore nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Kjo është një mundësi e mirë për promovimin e eventeve, thirrjeve, të rejave tuaja dhe për të aksesuar një grup përfituesish ose klientësh të mundshëm.
  • Mentorim për startup-et: Për të gjithë ekspertët entuziastë mbi startup-et, kjo është një mundësi për të ofruar ekspertizën e tyre të vlefshme për të çuar përpara ide krijuese dhe për t’i bërë ato të gatshme të penetrojnë në treg.
  • Promovim të anëtarëve: Dua Partner Invest ofron një hapësirë për të promovuar punën e anëtarëve të saj tek një grup potencial klientësh dhe përfituesish përmes një larmishmërie mjetesh komunikimi në nivel rajonal dhe evropian. Dua Partner Invest siguron promovimin e praktikave më të mira dhe arritjeve në këtë fushë.
  • Pjesëmarrje në ekosistemin e start-upeve: Anëtarët mund të ndërtojnë marrëdhënie ndërmjet një komuniteti sipërmarrësish dhe ekspertësh dhe të eksplorojnë mundësi bashkëpunimi. Dua Partner Invest i ofron këtij komuniteti informacion mbi zhvillimet e fundit të ekosistemit, si dhe njoftime për eventet dhe mundësitë më të reja të ekosistemit.
  • Anëtarësim falas: Regjistrimi në Dua Partner Invest në secilën nga dy kategoritë e anëtarësimit është pa pagesë.

Në këtë mënyrë, secila kategori (anëtar) ka mundësi që të kontaktojë kategorinë tjetër brenda platformës, nëpërmjet regjistrimit të profilit përkatës në platformë. Njëkohësisht, përveç mundësive të rrjetëzimit, platforma ofron për komunitetin e saj Informim (mbi mundësitë ekzistuese dhe çështjet me rëndësi në ekosistemin e sipërmarrjes dhe inovacionit); mundësi promovimi për anëtarët e saj; si dhe mundësi për zhvillim kapacitetesh.

Ju ftojmë ta ndani këtë mundësi me të gjithë start-upet, sipermarrjet dhe konsulentët që dëshirojnë të përfitojnë dhe njëkohësisht të kontribuojnë në ekosistemin e sipërmarrjes dhe incoavionit.

Nëse ju nevojitet më shumë informacion, ju lutemi lundroni në platformën www.duapartnerinvest.com dhe na kontaktoni në info@duapartnerinvest.com, ose në numrin e telefonit: + 355 4 2254881.