Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP)
Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) përbëjnë një rrezik në rritje për gazetarët, aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në çështje me interes publik. Këto padi synojnë të frikësojnë, heshtin apo dekurajojnë zërat kritikë, duke cënuar lirinë e shprehjes dhe pjesëmarrjen qytetare, dy shtylla thelbësore të një demokracie funksionale.
Për t’i ndihmuar aktorët publikë të kuptojnë dhe identifikojnë më qartë këtë fenomen, Partnerët Shqipëri ka përgatitur një seri materialesh informuese që:
-
japin një përkufizim të qartë të SLAPP-it dhe elementeve që e karakterizojnë;
-
shpjegojnë konceptin e pjesëmarrjes publike dhe të interesit publik;
-
paraqesin kriteret kryesore për të dalluar kur një procedim gjyqësor mund të jetë një padi frikësuese;
-
bëjnë më të kuptueshme përmbajtjen dhe logjikën e Direktivës së BE-së për SLAPP-et;
-
sqarojnë Rekomandimin e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e aktorëve që angazhohen në çështje me interes publik;
-
analizojnë kuadrin ligjor shqiptar, kufizimet aktuale dhe hapat që duhet ndërmarrë për përmirësimin e tij.
Këto materiale synojnë të ofrojnë një mjet praktik dhe të qasshëm për të gjithë grupet e interesit, duke rritur ndërgjegjësimin, forcimin e mbrojtjes dhe nxitjen e pjesëmarrjes së lirë dhe të guximshme në debatin publik.
| Çfarë janë SLAPP-et | Shkarko |
| Kuadri Ligjor dhe Transpozimi i Direktivës së BE-së (2024/1069) Anti-SLAPP dhe Rekomandimet e Këshillit të Evropës | Shkarko |