Komente dhe sugjerime për përmirësimin e projektligjit “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”
Në kuadër të punës për krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, Partnerët Shqipëri përgatiti dhe dorëzoi komente dhe rekomandime për projektligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, të shpallur për konsultim publik.
Në vlerësimin tonë, projektligji është një nismë e rëndësishme për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, por disa dispozita kërkojnë qartësim dhe përmirësim, veçanërisht lidhur me identifikimin e pronarit përfitues të OJF-ve, procedurat e regjistrimit, trajtimin e fondacioneve, afatet dhe masat administrative. Ndër rekomandimet kryesore janë përcaktimi i qartë i përfaqësuesit ligjor si pronar përfitues i OJF-së, thjeshtimi i procedurave të regjistrimit, shmangia e barrës administrative të dyfishtë, qartësimi i statusit të fondacioneve dhe garantimi i proporcionalitetit të sanksioneve.
Për më shumë, gjeni më poshtë komentet dhe sugjerimet e plota të Partnerëve Shqipëri.
| Komente dhe sugjerime për përmirësimin e projektligjit “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues” | Shkarko |