Komente dhe rekomandime mbi projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”
Projektligji “Për donacionet dhe sponsorizimet”, i cili synon përcaktimin e parimeve, rregullave dhe procedurave për mbështetjen me donacione dhe sponsorizime të veprimtarive me interes publik në Republikën e Shqipërisë, është vënë në dispozicion të publikut për konsultim. Ky projektligj është hartuar në kuadër të detyrimeve që Shqipëria ka në procesin e integrimit evropian, si pjesë e paketës së ligjeve në fushën e antikorrupsionit.
Në kuadër të punës sonë për krijimin e një mjedisi mundësues për sektorin jofitimprurës, gjatë vlerësimit të projektligjit dhe analizës së dispozitave të tij në raport me ndikimin e pritshëm që mund të ketë mbi veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse, kemi identifikuar një sërë çështjesh shqetësuese në përmbajtjen e tij.
Për më shumë gjeni relacionin që përmbledh komentet dhe qëndrimet tona mbi projektligjin.
| Komente dhe rekomandime mbi projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet” | Shkarko |