Deklaratë e përbashkët e shoqërisë civile mbi projektvendimin për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë
Partnerët Shqipëri së bashku me 30 organizata të shoqërisë civile i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë për transparencë dhe konsultim publik në legjislacionin e integrimit evropian.
Përmes një deklarate të përbashkët, organizatat kërkojnë transparencë, shqyrtim të mirëfilltë parlamentar dhe konsultim publik për legjislacionin që lidhet me procesin e integrimit europian. Organizatat shprehin shqetësim për projektvendimin për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, i cili parashikon përdorimin e një procedure të përshpejtuar për projektligjet që lidhen me integrimin në Bashkimin Europian. Sipas tyre, kjo qasje mund të kufizojë hapësirën për debat parlamentar dhe pjesëmarrje publike nëse zbatohet pa standarde të qarta transparence dhe konsultimi.
Përmes deklaratës kërkohet që:
- Procedura e përshpejtuar të mos aplikohet automatikisht për çdo projektligj që lidhet me integrimin evropian;
- Të garantohet një periudhë minimale shqyrtimi në komisionet parlamentare;
- Të sigurohet konsultim publik i strukturuar dhe transparencë për projektligjet që lidhen me integrimin;
- Të fuqizohet roli i komisioneve parlamentare në shqyrtimin e këtij legjislacioni.
Deklarata i është dërguar zyrtarisht edhe Kuvendit të Shqipërisë.
Lexoni deklaratën e plotë këtu
Organizatat nënshkruese:
ㆍQendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
ㆍPartnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
ㆍAlbanian Woman in Audiovisual (AWA)
ㆍAkademia e Studimeve Politike (ASP)
ㆍQendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
ㆍQendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC)
ㆍKomiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
ㆍQendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
ㆍInstituti i Studimeve Politike (ISP)
ㆍAleanca Kundër Diskriminimit LGBTI
ㆍQendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA-ECPAT Shqipëri)
ㆍRrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri (BIRN Albania)
ㆍAsociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH/AJA)
ㆍInstituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
ㆍFaktoje
ㆍRrjeti Erasmus Tirana (ESN Tirana)
ㆍFondacioni “Së Bashku”
ㆍInstituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI)
ㆍInstituti Shqiptar i Shkencës/ Open Data Albania
ㆍRrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive
ㆍKëshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
ㆍQendra Për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare (QSKN)
ㆍQendra Amfora
ㆍQëndresa Qytetare
ㆍQendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
ㆍShoqata Together for Life (TFL)
ㆍQendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri”
ㆍRrjeti i Grave – Barazi në Vendimmarrje
ㆍQendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm – All Green Centre
ㆍLëvizja Europiane në Shqipëri (EMA)
ㆍAWEN-Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri