CREASSE: Nxitja e Ekonomisë Sociale dhe Solidare Gjithëpërfshirëse me fokus në Zonat Rurale
Partnerët Shqipëri, së bashku me një grup partnerësh nga Spanja, Italia, Hungaria dhe Qipro, kanë nisur zbatimin e projektit CREASSE – Nxitja e Ekonomisë Sociale dhe Solidare Gjithëpërfshirëse në Zonat Rurale (2024-2026), një projekt i Erasmus+ i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
CREASSE synon të përmirësojë pjesëmarrjen socio-ekonomike të personave në rrezik përjashtimi për shkak të vështirësive socio-ekonomike, duke nxitur kreativitetin dhe përfshirjen e tyre përmes trajnimeve dhe edukimit gjithëpërfshirës, me synim zhvillimin e iniciativave të Ekonomisë Sociale dhe Solidare (SSE) si një forcë transformuese që mund të sjellë një ndryshim sistemik dhe pozitiv në zonat rurale.
Objektivi i Përgjithshëm i Projektit
Të nxis zhvillimin e nismave kolektive dhe iniciativave të Ekonomisë Sociale dhe Solidare, si një mundësi për të promovuar përfshirjen socio-ekonomike të personave në rrezik përjashtimi social dhe në komunitetet rurale.
Objektivat Specifik të Projektit
- të rrisë ndërgjegjësimin mbi avantazhet dhe përfitimet e Ekonomisë Sociale dhe Solidare (SSE), në mënyrë që të nxisë investimet sociale, të mbështes aktorët e SSE dhe sipërmarrjet sociale për të filluar, zhvilluar, sjellë ide inovative dhe krijuar vende pune në zonat rurale.
- të përfshijë në mënyrë aktive ekosistemin e SSE-ve për të nxitur dinamizmin dhe zhvillimin e komuniteteve në nivel lokal, rajonal dhe evropian.
- të pajisë profesionistët e orientimit dhe edukimit të të rriturve me mjete dhe kompetenca për ndjekjen efektive të procesit të zhvillimit të sipërmarrjeve kolektive me një qasje bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse.
- të fuqizojë personat në rrezik përjashtimi social për të zhvilluar iniciativa kolektive që promovojnë punësimin e tyre, që lidhet me menaxhimin efektiv të sipërmarrjeve kolektive të përbashkëta.
Rezultatet Konkrete të këtyre objektivave do të jenë:
- 10 Fokus Grupe
- 1 Shkëmbim në nivel Evropian i Historive të Suksesit të Ekonomisë Sociale dhe Solidare
- 10 Histori Suksesi të ndara
- 1 Hartë e Bashkëpunimeve të Ekosistemit të Ekonomisë Sociale dhe Solidare
- Toolkit (paketë mjetesh) për Ngritjen e Kapaciteteve të sipërmarrësve në fushën e Ekonomisë Sociale dhe Solidare
- 1 Udhëzues/Manual Praktik për Lehtësuesit Social mbi Sipërmarrjet Kolektive
- 5 Trajnime për Trajnerë për Lehtësuesit Social
- 5 Eksperienca Pilote të të Mësuarit (Program Trajnimi për përfituesit)
AKTIVITETE TË PROJEKTIT
Takimi i Parë me Partnerët Projektit në Badajoz, Extramadura (Spanjë)
Në shkurt, Partnerët Shqipëri mori pjesë në takimin e parë për fillimin e projektit CREASSE, të organizuar në Badajoz, Spanjë, gjatë të cilit u prezantua dhe u diskutua projekti dhe aktivitetet e tij të ardhshme. Një moment i veçantë ishte vizita në Villartesana de Alburquerque, një sipërmarrje sociale e themeluar nga dy gra të jashtëzakonshme Conchi dhe Ana Luz të cilat shndërruan sfidën e papunësisë në një mundësi, nëpërmjet themelimit të një biznesi rural të suksesshëm që prodhon ëmbëlsira tradicionale, ndërkohë që dhe fuqizojnë komunitetin e tyre rural.
CREASSE Fokus Grups
Partnerët Shqipëri organizoi gjatë muajit mars dy Fokus Grup Kafe, duke sjell së bashku aktorët kryesorë të ekosistemit të Ekonomisë Sociale dhe Solidare (ESS) në Shqipëri, përfshirë këtu sipërmarrje sociale, OJF, organizata mbështetëse, anëtarë të komunitetit, institucione dhe sipërmarrës. Diskutimet evidentuan sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e SSE në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale, duke shërbyer si hapësirë për shkëmbim idesh mbi nxitjen e inovacionit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zgjerimin e sipërmarrjeve sociale.
Sesione të ngjashme u zhvilluan në të gjitha vendet partnere të projektit, Itali, Spanjë, Hungari dhe Qipro, dhe gjetjet do të kontribuojnë në përgatitjen e “Hartës së Bashkëpunimeve të Ekosistemit të ESS”.
Event Online : “Zëra që Frymëzojnë – Çfarë ju Shtyu të Bëheni Sipërmarrës?”
Më 18 qershor 2025, projekti CREASSE organizoi eventin online “Zëra që Frymëzojnë – Çfarë ju Shtyu të Bëheni Sipërmarrës?”, ku 10 folës ndanë rrugëtimin e tyre në ngritjen e sipërmarrjeve me fokus social, duke sjellë sbashku sipërmarrës aspirantë, sipërmarrës me eksperiencë, dhe aktorë kryesorë të SSE. Sipërmarrësit nga Shqipëria, Sentiljana Marku (Mjedrat e Danjës) dhe Rakip Belishaku (Rinora Handmade), ndanë rrugëtimet e tyre me impakt në bujqësinë e qëndrueshme dhe inovacionin miqësor me mjedisin, së bashku me sipërmarrës nga Qipro, Hungaria, Italia dhe Spanja.
Eventi shërbeu si një hapësirë diskutimi mbi inovacionin, qëndrueshmërinë, si dhe ofroi ide praktike dhe mundësi rrjetëzimi në ekosistemin e SSE-së. Ndiqni sesionin këtu dhe frymëzohuni!
Takimi i Dytë me Partnerët e Projektit në Matera (Itali)
Më 24-25 qershor, Partnerët Shqipëri u bashkua takimit të partnerëve të projektit në Itali. Takimi u fokusua në finalizimin e dy produkteve reja: “Manualin për Sipërmarrësit Socialë” dhe “Udhëzuesin për Lehtësuesit Socialë”, si dhe në një vizitë në Birrificio Matarè, një iniciativë e ekonomisë sociale nga Kooperativa MEST, një fabrikë birre artizanale lokale që prodhon birrë artizanale nga drithëra të kultivuara në zonat lokale, duke fuqizuar migrantët përmes trajnimit dhe mundësive të punësimit, si dhe rivitalizuar prodhimin rural lokal.
BULETINI INFORMATIV
Lexoni edicionin e parë të Buletinin Informativ të projektit CREASSE, në të gjitha gjuhët e partnerëve:
Anglisht: https://www.creasse.eu/newsletter-1/
Shqip: https://www.creasse.eu/sq/buletini-1/
Hungarisht: https://www.creasse.eu/hu/hirlevel-1/
Spanjisht : https://www.creasse.eu/es/newsletter-1-es/
Greqisht (Dialekti Qipriot): https://www.creasse.eu/el/newsletter-1-gr/
Italisht: https://www.creasse.eu/it/newsletter-1-italiano/
ARTIKUJ
Artikulli i 1-rë nga Action Against Hunger (Spanjë): https://www.creasse.eu/empowering-rural-communities-social-solidarity-economy-initiatives/
Artikulli i 2-të nga CTRIA (Hungari) : https://www.creasse.eu/key-insights-takeaways-social-solidarity-economy-analysis/
Artikulli i 3-të nga Materahub (Itali): https://www.creasse.eu/cci-solidarity-economy-rural-revitalization/
Artikulli i 4-t nga Synthesis (Qipro) : https://www.creasse.eu/creasse-focus-groups/
Artikulli I 5-të nga Partnerët Shqipëri (Shqipëri): https://www.creasse.eu/social-solidarity-economy-albania-development-potential-in-rural-areas-and-tourism-sector/
Artikulli i 6-të nga Action Against Hunger (Spanjë): https://www.creasse.eu/voices-that-inspire-session-report/
Artikulli i 7-të nga CTRIA (Hungari): https://www.creasse.eu/coopsday-2025/
PARTNERËT ZBATUES
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh), Shqipëri
Action Against Hunger (ACH), Spanjë
Synthesis Center for Research and Education (Synthesis), Qipro
Consorzio Materahub – Cultural and Creative Industries (Materahub), Itali
Central Transdanubian Regional Innovation Agency (CTRIA), Hungari
Projekti CREASSE financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +. Për më shumë informacion rreth kësaj iniciative vizitoni https://www.creasse.eu/.
| Ekonomia Sociale dhe Solidare - broshure informuese | Shkarko |