CREASSE: Nxitja e Ekonomisë Sociale dhe Solidare Gjithëpërfshirëse me fokus në Zonat Rurale

Në bashkëpunim me organizata partnere nga Spanja, Italia, Hungaria dhe Qipro, Partnerët Shqipëri po zbatojnë projektin CREASSE, i cili fokusohet në nxitjen e ekonomisë sociale vecanërisht në zonat rurale, për fuqizimin e individëve që rrezikojnë përjashtimin social dhe duke promovuar zhvillimin e komunitetit dhe krijimin e mundësive për zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës.

Takimi lancues i projektit u zhvillua në Badajoz, Spanjë, ku partnerët vizituan gjithashtu edhe një sipërmarrje sociale të suksesshme Villartesana de Alburquerque, të krijuar nga dy gra sipërmarrëse. Si pjesë e aktiviteteve të CREASSE, Partnerët Shqipëri zhvilluan gjatë muajit mars, dy diskutime në grupe të fokusuara me aktorë të ekosistemit të sipërmarrjes sociale në Shqipëri, për të eksploruar mundësi të reja për zhvillimin e këtij sektori në vend.

Projekti CREASSE financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +. 

Për më shumë informacion rreth kësaj iniciative vizitoni https://www.creasse.eu/.