Thirrje për Shprehje Interesi në skemën e nën-grantimit të Projektit “Investo për Ndryshim” – “I4C”

Thirrje për Shprehje Interesi
Skema e nën-grantimit të
Projektit “Investo për Ndryshim” – “I4C”

Numri i referencës: IPAIII/2025/483805

Financuar nga Bashkimi Evropian

 Autoriteti Nën-kontraktues: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

Afati i fundit për dorëzimin e ideve të biznesit:  4 Maj 2026, ora lokale 16:00.

 

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ka shpallur Thirrjen e Hapur për Shprehje Interesi në kuadër të skemës së nën-grantimit të projektit “Investo për Ndryshim” (I4C), një projekt katërvjeçar (2025-2029) i financuar nga BE që synon të forcojë zhvillimin ekonomik dhe social nëpërmjet nxitjes së përfshirjes financiare dhe sociale; promovimit të investimeve me ndikim; promovimit të tranzicionit të gjelbër dhe digjital dhe investimit në sipërmarrje sociale.

Thirrja synon të identifikojë dhe mbështesë sipërmarrjet ambicioze që tregojnë potencial të fortë për rritje, shkallëzim dhe qëndrueshmëri. Ajo targeton Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM-të) të përkushtuara për të bashkë-investuar në zgjerimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të tyre të biznesit, duke gjeneruar njëkohësisht ndikim të matshëm social dhe/ose mjedisor.

Prioritet do t’u jepet sipërmarrjeve, aktivitetet e të cilave kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës dhe përfshirjen ekonomike të grupeve vulnerabël dhe të nën-përfaqësuara, duke përfshirë të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe popullata të tjera të margjinalizuara. Përveç kësaj, iniciativa synon të mbështesë sipërmarrjet që integrojnë praktika të përgjegjshme ndaj mjedisit dhe zgjidhje inovative, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e modeleve të biznesit të qëndrueshëm dhe të gjelbër.

Kush mund të aplikojë?

Partnerët Shqipëri fton të gjitha Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme [1[i]] (NMVM) që operojnë në Shqipëri dhe që plotësojnë të gjitha kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në Udhëzuesin e Aplikimit.

Buxheti total i ndarë për skemën e nën-granteve të projektit I4C është 320,000 Euro.

Fondi për Thirrjen e 1-rë është 160,000 Euro.

Numri i granteve të financuara, madhësia e nën-grantimit dhe kohëzgjatja e projekteve është si më poshtë:

Buxheti i lejuar Kohëzgjatja e projekteve Numri maksimal i projekteve që do të mbështeten në këtë thirrje
Shuma minimale: 15,000 Euro

Shuma maksimale: 20,000 Euro

9 muaj – 12 muaj Deri në tetë (8) ide biznesi

Shuma totale e grantit nga skema e nën-grantimit nuk duhet të kalojë 80% të buxhetit total.

Bashkë-financimi: Aplikanti duhet të jetë në gjendje të bashkë-financojë të paktën 20% të investimit të propozuar të biznesit në kuadër të kësaj iniciative. Bashkëfinancimi duhet të sigurohet ekskluzivisht nga burime alternative: (p.sh., fondet e veta, investime private, kredi, burime të tjera). Burimet e bashkëfinancimit duhet të identifikohen dhe specifikohen qartë në formularin e aplikimit, duke përfshirë indikimin e qartë të linjave specifike të buxhetit që do të mbulohen, si dhe dhe të afatit kohor të disponueshmërisë së fondeve të tilla.

Shuma e bashkë-financuar duhet të jetë në para.

Gjuha e aplikimit: Shprehja e Interesit duhet të përgatitet dhe të dorëzohet në gjuhën angleze, në përputhje me formularët e aplikimit të publikuar.


FAZAT E THIRRJES SË PARË

Fazat Titulli Përshkrimi / Udhëzimet
Faza 1 Shprehja e Interesit / Thirrje e Hapur Aplikantët dorëzojnë Formën e Shprehjes së Interesit të plotësuar.
Faza 2 Projekt Propozimi i Plotë Aplikantët që kalojnë vlerësimin e Shprehjes së Interesit, do të ftohen të dorëzojnë: Paketën e  dokumentave të projekt-propozimit të plotë dhe dokumentat mbështetës.
Faza 3 Prezantimi Vetëm aplikantët e kualifikuar nga Faza 2, do të ftohen të marrin pjesë në konkursin e prezantimit.
Faza 4 Verifikimi para-shpalljes së fituesit Vizita në mjediset e operimit të biznesit dhe takime me ekipin e menaxhimit të sipërmarrjes, për qartësim dhe negocim të zërave të buxhetit.
Faza 5 Nënshkrimi i kontratës Dhënia e grantit do të kushtëzohet nga përfundimi me sukses i të gjitha fazave.

 

PROCEDURAT E APLIKIMIT:

Aplikantët duhet të shprehin interesin e tyre duke plotësuar dhe dorëzuar Formularin e Aplikimit për Shprehje Interesi (EoI Application Form) deri më datën 4 Maj 2026, ora 16:00.

Në këtë fazë kërkohet vetëm Formulari i Aplikimit për Shprehje Interesi (formati i vendosur në dispozicion).

Dokumentet mbështetëse do të kërkohen të dorëzohen vetëm nga aplikantët e përzgjedhur për në fazën tjetër.

Aplikimet duhet të dorëzohen VETËM online përmes platformës Dua Partner Invest. Të gjitha hapat e nevojshëm dhe dokumentet e tjera mbështetëse të kërkuara janë pasqyruar në Dokumentin e Udhëzimeve për Aplikantët.

Pyetjet mund të dërgohen me e-mail brenda datës 17 Prill 2026, në adresën: applications@partnersalbania.org. Pyetjet dhe përgjigjet do të publikohen në faqen e internetit të Partnerët Shqipëri dhe faqen e internetit të Platformës Dua Partner Invest, jo më vonë se data 23 Prill 2026.

 

KALENDARI I SESIONEVE INFORMUESE:

Partnerët Shqipëri do të organizojë sesione informuese për aplikantët potencialë, për t’i informuar ata rreth Thirrjes dhe për të ofruar udhëzime mbi zhvillimin e aplikimeve të suksesshme, sipas kalendarit më poshtë:

Data dhe ora Qyteti Vendi
15 Prill 2026 (11:00 – 13:00) Shkodër Hotel Rozafa
Adresa: Lagjja “Vasil Shanto”, Rruga Teuta
 17 Prill 2026 (10:00 – 12:00) Vlorë Hotel Regina Garden
Adresa: Rruga “Camëria”, pranë Universitetit “Ismail Qemali”
21 Prill 2026 (10:00 – 12:00 ) Online Regjistrohuni online në këtë link. Ju lutemi regjistrohuni paraprakisht për të marrë pjesë në këtë sesion.
22 Prill 2026 (9:00 – 11:00) Tiranë Iliria Boutique Hotel
Adresa: Rruga e Elbasanit

[i] [1] Klasifikimi i NMVM-ve (në përputhje me Ligjin për zhvillimin e NMV-ve në Shqipëri) bazohet në xhiron vjetore si më poshtë: ndërmarrjet mikro me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, ndërmarrje të vogla me xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë dhe ndërmarrje të mesme me xhiro vjetore deri në 250 milionë lekë.

Ju lutemi lexoni dhe shkarkoni Dokumentin e Udhëzimeve për Aplikantët me orientimet e aplikimit në këtë thirrje.

 

Udhëzimet për Aplikantët (Dokument informues) Shkarko
Forma e Aplikimit ( Për t'u plotësuar nga aplikantët) Shkarko