THIRRJE PËR APLIKIME – Program për Ngritjen e Kapaciteteve mbi Sipërmarrjen dhe Ekonominë Sociale
Jeni sipërmarrës aspirant nga zonat rurale të Tiranës, dhe dëshironi të ndërtoni një biznes/ sipërmarrje që ka ndikim në komunitetin ku jetoni?
Keni një ide, jeni në fazat e para të ngritjes të një sipërmarrje me ndikim social, apo keni ngritur një sipërmarrje sociale dhe po hasni vështirësitë e para, dhe dëshironi:
- të riformuloni konceptin tuaj të sipërmarrjes sociale;
- të thelloni njohuritë tuaja mbi Sipërmarrjen Sociale, dhe Ekonominë Sociale dhe Solidare;
- të hartoni modelin tuaj të biznesit;
- të informoheni rreth kuadrit ligjor për sipërmarrjet sociale në Shqipëri, dhe
- të rrisni njohuritë tuaja mbi menaxhimin operacional dhe financiar për sipërmarrjet sociale dhe iniciativat e ekonomisë sociale.
Atëherë ky është PROGRAMI i duhur për ju!
Partnerët Shqipëri, ju fton të merrni pjesë në Programin për Ngritjen e Kapaciteteve mbi Sipërmarrjen dhe Ekonominë Sociale dhe të zbuloni se si ai mund t’ju ndihmojë të transformoni idetë tuaja në sipërmarrje të suksesshme, me ndikim dhe të qëndrueshme.
PËRKUFIZIM I SIPËRMARRJES SOCIALE
Një sipërmarrje sociale është një iniciativë që ndjek parimet e biznesit dhe të sipërmarrjes, por që ka një mision social ose mjedisor, dhe synon të sjell një ndikim pozitiv në komunitet. Sipërmarrjet sociale identifikojnë, krijojnë dhe ofrojnë zgjidhje inovative për të adresuar probleme sociale, kulturore ose mjedisore, shpesh duke riinvestuar fitimet në misionin e tyre social dhe duke promovuar ndryshime të qëndrueshme.
RRETH PROGRAMIT
Programi synon të forcojë aftësitë dhe kapacitetet e sipërmarrësve aspirantë nga zonat rurale të Tiranës, si dhe sipërmarrësve nga Tirana, por që synojnë të ndërtojnë sipërmarrjet e tyre në zonat rurale të Tiranës, përmes trajnimeve dhe edukimit gjithëpërfshirës, për të zhvilluar dhe menaxhuar iniciativa sipërmarrëse që promovojnë përfshirjen sociale dhe ekonomike.
Programi përfshin 2 sesione rrjetëzimi, 8 sesione trajnimi për ndërtimin e kapaciteteve, 3 sesione mentorimi për secilën ide/iniciativë të zhvilluar gjatë programit për ngritjen e kapaciteteve dhe 1 event final për prezantimin e ideve/iniciativave.
Përmes programit, 20 sipërmarrës aspirantë socialë nga zonat rurale të Tiranës do të mësojnë më shumë rreth sipërmarrjeve me ndikim social, do të marrin njohuri për të zhvilluar dhe përmirësuar aspekte të ndryshme të sipërmarrjeve të tyre, si dhe do të diskutojnë për të adresuar sfidat me të cilat janë duke u përballur për të ndërtuar sipërmarrje të qëndrueshme me impakt/ndikim të rëndësishëm social.
Gjithashtu, programi synon të prezantojë sipërmarrësit me zhvillimet më të fundit në sipërmarrjen dhe ekonominë sociale dhe t’i nxisë ata drejt ndryshimit dhe përmirësimit të iniciativave të tyre, duke i mbështetur në çdo fazë të udhëtimit të tyre sipërmarrës.
Metodologjia është zhvilluar si pjesë e aktiviteteve të projektit CREASSE.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Sipërmarrës aspirantë nga zonat rurale të Tiranës, ose/dhe sipërmarrës që synojnë të ndërtojnë sipërmarrje në zonat rurale të cilët:
- janë të interesuar për të marrë trajnim, për të forcuar kapacitetet e tyre dhe për të mësuar më shumë rreth sipërmarrjes dhe ekonomisë sociale;
- kanë një ide biznesi/sipërmarrje që dëshirojnë ta zhvillojnë më tej;
- janë në hapat e parë të krijimit të një sipërmarrjeje me ndikim social ose një prej formave të tjera të ekonomisë sociale dhe duan ta zhvillojnë dhe rrisin atë;
- po përballen me sfidat e para në zhvillimin ose menaxhimin e idesë/iniciativës/sipërmarrjes së tyre;
- kanë dëshirë të mësojnë, të krijojnë lidhje dhe të bashkëpunojnë me individ dhe aktorë të ekosistemit me të njëjtat vlera; dhe
- janë të apasionuar për të krijuar ndryshim pozitiv dhe për të gjeneruar impakt social në komunitetin e tyre.
AKTIVITETET E PROGRAMIT
Sesione Rrjetëzimi (2)
- Sesion Rrjetëzimi 1: Njohja dhe Rrjetëzimi i Sipërmarrësve Pjesë e Programit
- Sesion Rrjetëzimi 2: Sesioni i Marrjes së Komenteve dhe Sugjerimeve nga Aktorët e Ekonomisë Sociale dhe Solidare mbi Idetë/apo Iniciativat Sipërmarrëse të Pjesëmarrësve të Programit
Datat: Do të përcaktohen në vijim
Sesione Trajnimi për Ndërtimin e Kapaciteteve(8)
- Hyrje në Sipërmarrjen Sociale dhe Ekonominë Sociale
- Kompetencat Sipërmarrëse (personale, sociale, të gjelbërta dhe digjitale)
- Lidershipi dhe Kujdesi ndaj Vetvetes
- Faza e Ideimit (seancë brainstorming për të identifikuar çështje sociale dhe zgjidhje të mundshme – zhvillimi i ideve/nismave fillestare të sipërmarrjeve sociale)
- Hartimi i Modelit të Biznesit
- Kuadri Ligjor mbi Sipërmarrjen Sociale dhe Ekonominë Sociale dhe Solidare (në Shqipëri)
- Analiza Ekonomike, Menaxhimi Financiar dhe Aksesi në Financim
- Marketing
Datat: Do të përcaktohen në vijim (Planifikuar për Dhjetor 2025 – Shkurt 2026)
⚠️ Shënim i Rëndësishëm për Pjesëmarrësit!
Sesionet e Trajnimit për ngritjen e Kapaciteteve do të zhvillohen në Tiranë dhe pritet të nisin në dhjetor 2025. Do të zhvillohet një seancë trajnimi në javë dhe do të zgjasë 3-4 orë. Në total sesionet e trajnimit do të zhvillohen për një periudhë prej tetë javësh radhazi (me një sesion 3-4 orë në javë), nga dhjetori 2025 deri në shkurt 2026.
Në çdo rast, nëse ndodhin ndryshime për shkak të rrethanave të paparashikuara, ato do t’u komunikohen pjesëmarrësve gjatë zhvillimit të programit.
Sesione Mentorimi (3 për ide/iniciativë)
Çdo pjesëmarrës ose grup që do të zhvillojë idenë e vetë gjatë Programit të Trajnimit do të përfitoj dhe tre sesione individuale mentorimi, të përshtatura sipas idesë së tyre. Sesionet do të planifikohen në koordinim me pjesëmarrësit dhe mund të zhvillohen pas fazës së trajnimit ose eventit të prezantimit, në varësi të mundësive.
Datat: Do të përcaktohen në vijim (Planifikuar për Mars – Prill 2026)
Event i Prezantimit të Ideve (Community Pitching Event)
Pjesëmarrësit do të prezantojnë idetë e tyre sipërmarrëse para një paneli jurie për të marrë komente, sugjerime dhe udhëzime për përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të ideve të tyre. Eventi do të shërbejë gjithashtu si një mundësi e mirë për rrjetëzim dhe krijimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve me aktorët kryesorë të ekosistemit.
Datat: Do të përcaktohen në vijim (Planifikuar për Maj 2026)
PËRSE TË MERRNI PJESË ?
Duke u bërë pjesë e këtij Programi për Ngritjen e Kapaciteteve, ju do të:
- Zhvilloni mendësinë sipërmarrëse, njohuritë dhe vetëbesimin;
- Zhvilloni ide inovatore biznesi për përfshirjen sociale dhe sfidat e komunitetit tuaj;
- Fitoni njohuri dhe mjete praktike për ta kthyer idenë tuaj në një sipërmarrje të qëndrueshme;
- Krijoni lidhje me sipërmarrës dhe aktorë të tjerë me të njëjtat vlera.
SI TË APLIKONI?
Jeni të interesuar?
Për të marrë pjesë në Program, ju lutemi shprehni interesin tuaj duke plotësuar këtë 📝 Formë Regjistrimi, para datës 24 nëntor 2025.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Vetëm 20 pjesëmarrësit e parë që plotësojnë kriteret do të përzgjidhen — prandaj mos prisni!
Pasi procesi i aplikimit të mbyllet, pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen me email dhe do të marrin informacion më të detajuar lidhur me agjendën, datat e trajnimit dhe hapat e mëtejshëm.
Nëse keni pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në: esherifaj@partnersalbania.org
INFORMACION MBI LOGJISTIKËN
Pjesëmarrësit që do të udhëtojnë nga zonat rurale për në Tiranë, do të marrin rimbursim për shpenzimet e transportit publik, kundrejt paraqitjes së biletës së transportit publik.
RRETH PROJEKTIT
Ky Program për Ngritjen e Kapaciteteve zhvillohet në kuadër të projektit CREASSE, një nismë evropiane që po zbatohet në Shqipëri, Qipro, Hungari, Itali dhe Spanjë.
Projekti është i dedikuar për fuqizimin e personave në rrezik përjashtimi duke nxitur kreativitetin, duke zhvilluar aftësitë dhe duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive përmes trajnimit dhe arsimit gjithëpërfshirës, ndërkohë që hap rrugë të reja për ta për të zhvilluar iniciativa të Ekonomisë Sociale dhe Solidare(SSE).
Projekti CREASSE është financuar me mbështetjen e Komisionit Evropian në kuadër të Programit Erasmus+, dhe po zbatohet nga: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Shqipëri); Action Against Hunger (Spanjë); Synthesis Qendra për Kërkim dhe Edukim(Qipro); Consorzio Materahub – Industritë Kultuore dhe Kreative (Itali); Agjencia Rajonale e Inovacionit e Transdanubisë Qëndrore (Hungari).
🔗Lexoni më shumë mbi projektin CREASSE këtu: www.creasse.eu