Vlerėsimi i Nevojave tė OJF-ve - Raport Kombėtar

Partnerët-Shqipëri (P-Sh) hartoi dhe zbatoi një proçes tre-mujor për vlerësimin e nevojave të sektorit të OJQ-ve në nivel kombëtar, në periudhën Nëntor 2001 -Janar 2002. Ky raport paraqet informacion mbi nevojat për trajnim dhe asistencë teknike të sektorit të OJQ-ve si dhe një pamje të përgjithshme të gjendjes së sektorit jo-fitimprurës pas 11 vjet ndryshimesh, që i sollën atij lirinë për t’u organizuar.
Raporti përbëhet nga tre pjesë. Pjesa e parë, përshkruan proçesin e vlerësimit të nevojave si dhe një prezantim të përgjithshëm të rrethanave në të cilat sektori i OJQ-ve është zhvilluar. Në pjesën e dytë, diskutohen rezultatet e vlerësimit në fusha të ndryshme të kapacitetit organizativ të sektorit. Pjesa e fundit, paraqet konkluzione dhe rekomandime si dhe një profil të strategjisë së P-Sh për adresimin e nevojave më urgjente të sektorit për zhvillimin e kapaciteteve të tij.
|