Ju jeni Vizitori i : 

Partner Albania
Krijimi i kapaciteteve tė organizatave tė shoqėrisė civile pėr promovimin e proceseve konsultiative me pjesėmarrje nė hartimin e politikave nė Shqipėri
   Krijimi i kapaciteteve tė organizatave tė shoqėrisė civile pėr promovimin e proceseve konsultiative me pjesėmarrje nė hartimin e politikave nė Shqipėri
“Krijimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për promovimin e proceseve konsultiative me pjesëmarrje në hartimin e politikave në Shqipëri”, financuar nga Balkan Trust for Democracy është projekti më i ri i Partnerëve Shqipëri që nisi zbatimin në Dhjetor 2009. Ky projekt synon të krijojë kapacitete të organizatave të shoqërisë civile shqiptare për të advokuar dhe marrë pjesë në mënyrë më efektive në proceset konsultative të sponsorizuara nga qeveria mbi hartimin e politikave dhe strategjive nëpërmjet zhvillimit të aftësive monitoruese, advokuese dhe të krijimit të rrjeteve.

Projekti do të zgjasë dhjetë muaj dhe do të përfshijë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Veriu, Jugu dhe Shqipëria e Mesme, si dhe përfaqësues të administratës publike nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.

Si aktivitete të fazës së parë të projektit, Partnerët-Shqipëri organizuan takime paraprake me përfaqësues të ministrive për të lehtësuar dialogun ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë.

Gjatë muajit Shkurt 2010, Partnerët-Shqipëri organizoi  tre workshope rajonale, përkatësisht në Tiranë (me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Librazhdi), në Korçë (me përfaqësues të OJF-ve nga Korça dhe Pogradeci) dhe në Shkodër.

Pjesëmarrësit përfaqësonin organizata nga fushat e mjedisit, shërbimeve sociale dhe edukimit si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Këto workshope synuan promovimin e proceseve  të formulimit të politikave me pjesëmarrje,  diskutimin e praktikave të arrira në formulimin e politikave dhe inkurajimin e rolit monitorues të qytetarëve.

Diskutimet u fokusuan rreth proceseve me pjesëmarrje në buxhetimin vendor, proceset konsultative në lidhje me shërbimet sociale në nivel vendor dhe pjesëmarrjen publike në hartimin e politikave në nivel qëndror.

Rekomandimet dhe sugjerimet për metodologjinë që duhet ndjekur si dhe pritshmëritë nga pjesëmarrja në proceset konsultative në të ardhmen ishin dhe pjesa përmbyllëse e këtyre workshopeve.

Doli Edicioni 42 i gazetės "Pėr njė Shoqėri mė tė Avancuar" 03/09/2010

Partnerėt Shqipėri paraqesin gjetjet e studimit Monitorimi i performancės sė QKR-sė 2010 11/08/2010

Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati 7-katėsh,shkalla 1, Ap. 9, kati i 5-tė, pėrballė hotel Diplomatit, Kutia Postare 2418/1, Posta Qendrore, Tiranė
Email: partners@partnersalbania.org Tel.+355 4 2254881 / 3 Faks: +355 4 2254883

Te gjitha te drejtat e rezervuara ©2007 - Partners Albania.                    Programimi: ShqiperiaCom      Dizenjimi: Maximedia Studios