Ju jeni Vizitori i : 

Partner Albania
Projekti "Rritja e vizibilitetit tė gruas nė vendimmarrjen vendore dhe qendrore"
   Projekti "Rritja e vizibilitetit tė gruas nė vendimmarrjen vendore dhe qendrore"
Në Nëntor 2009 PSh filloi zbatimin e një projekti të ri të titulluar “Rritja e vizibilitetit të gruas në vendimmarrjen vendore dhe qendrore”, si pjesë e një projekti të madh tre – vjeçar “Forcimi i Rolit të Gruas në Qeverisje”, mbështetur nga OSBE dhe financuar nga SIDA dhe Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë.

Projekti kishte për qëllim promovimin e grave lidere dhe rritjen e numrit të grave të zgjedhura në institucionet e qeverisjes vendore dhe qendrore, nëpërmjet rritjes së vizibilitetit të tyre.

Target për zbatimin e aktiviteteve të këtij projekti ishin katër rajone të jugut të Shqipërisë, përkatësisht Berati, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra, në qytetet Lushnje, Fier, Urë Vajgurore, Berat, Kucovë, Rroskovec, Patos, Vlorë, Orikum, Ballsh, Tepelenë, Gjirokastër dhe Sarandë.
 
Aktivitetet në kuadër të projektit përfshinë:


Forume Rajonale në Lidership dhe Advokaci
U organizuan nëntë forume rajonale mbi advokacinë dhe lidershipin, në Berat, Kucovë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër dhe Sarandë. Forumet u dizenjuan me qëllim rritjen e vizibilitetit publik të grave të zgjedhura në pushtet vendor, grave drejtuese në shoqërinë civile, sektorin akademik, atë të biznesit dhe përfaqësuese të administratës publike. Morrën pjesë në forume rreth 160 gra nga këto sektorë. Gra lidere ose aktiviste nga partitë politike, institucionet e pushtetit vendor dhe shoqëria civile mbajtën fjalime mbi pikat e forta, sfidat dhe mundësitë që ekzistojnë në fushën e lidershipit dhe advokacisë, duke kontribuar në diskutim me historitë e tyre personale të angazhimit dhe suksesit në të gjitha sektorët.

Forumet trajtuan disa çështje shumë të rëndësishme siç ishin: krijimi dhe fuqizimi i rrjeteve lokale e rajonale të grave, mbështetja e pjesëmarrjes së grave në jetën politike, profesionale dhe publike; forcimi i rolit të grave në partitë politike ku ato bëjnë pjesë; forcimi i kapaciteteve advokuese për të mbështetur mekanizma realistë në lidhje me aplikimin e kuotës prej 30% të përfaqësimit të grave në parlament dhe nivel vendor.

Programe trainimi në Integrimin Gjinor
Mbi 250 gra dhe burra zyrtarë të zgjedhur vendorë, anëtarë të këshillave bashkiakë dhe të komunave si dhe përfaqësues të shoqërisë civile morrën pjesë në 12 programe trainimi dy-ditore mbi Integrimin Gjinor. Trainimet u fokusuan kryesisht në konceptet dhe qëndrimet në lidhje me integrimin gjinor dhe në kuadrin ligjor në fuqi që adreson balancën gjinore. Gjatë trainimit, përfaqësuesit nga secila bashki patën mundësi të analizonin politika konkrete në aspektin e integrimit gjinor. Politikat kryesore të vlerësuara në trainim kishin lidhje me arsimin, trainimin profesional dhe punësimin, shërbimet për njerëzit në nevoje etj.

Takime me komunitetin
Partnerët-Shqipëri organizuan 24 takime me komunitetin në qytetet: Lushnje, Fier, Urë Vajgurore, Kuçovë, Rroskovec, Patos, Vlorë, Orikum, Ballsh, Tepelenë, Gjirokastër dhe Sarandë, në të cilat morrën pjesë  805 qytetarë.  Takimet ishin dizenjuar si një forum diskutimi ndërmjet qytetarëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor në lidhje me perspektivën gjinore të shërbimeve publike. Shërbimet në fokus të këtyre diskutimeve ishin infrastruktura, uji dhe kanalizimet, gjelbërimi, arsimi, shëndeti, punësimi, ndihma ekonomike etj. Opinionet e dhëna prej qytetarëve do të shërbejnë si rekomandime për projekte dhe plane të ardhshme lokale.




Doli Edicioni 42 i gazetės "Pėr njė Shoqėri mė tė Avancuar" 03/09/2010

Partnerėt Shqipėri paraqesin gjetjet e studimit Monitorimi i performancės sė QKR-sė 2010 11/08/2010

Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati 7-katėsh,shkalla 1, Ap. 9, kati i 5-tė, pėrballė hotel Diplomatit, Kutia Postare 2418/1, Posta Qendrore, Tiranė
Email: partners@partnersalbania.org Tel.+355 4 2254881 / 3 Faks: +355 4 2254883

Te gjitha te drejtat e rezervuara ©2007 - Partners Albania.                    Programimi: ShqiperiaCom      Dizenjimi: Maximedia Studios