Ju jeni Vizitori i : 

Partner Albania
Puna me pushtetin vendor
   Puna me pushtetin vendor
Në shoqëritë në tranzicion, sic është shoqëria shqiptare, pushteti vendor ndeshet me rritjen e përgjegjshmërisë dhe përgjegjësive ndaj qytetarëve. Partnerët - Shqipëri punon me përfaqësuesit e pushtetit vendor për të përmirësuar aftësitë e tyre drejtuese dhe manaxhuese dhe për të rritur pjesëmarrjen qytetare në vendim-marrjen vendore. Këto programe vënë theksin në ndërveprimin e të gjithë sektorëve (shoqëri civile, pushtet vendor, sektor privat), për të adresuar bashkarisht cështje konkrete si: strehimi, papunësia, arsimi dhe shërbimet sociale.

Me qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit midis niveleve të qeverisjes vendore dhe/ose qëndrore dhe sektorëve të tjerë, nëpërmjet ofrimit të trainimeve dhe asistencës teknike, Partnerët - Shqipëri ka demonstruar interes dhe angazhim në përfshirjen e komponentit të pushtetit vendor si pjesë të strategjisë së saj. 

Paralel me asistencën e ofruar për sektorin e OJF-ve, Partnerët - Shqipëri është përfshirë edhe në Programin e Pushtetit Vendor, me qëllim rritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të administratës publike në elementët e Qeverisjes së Mirë.

Doli Edicioni 42 i gazetės "Pėr njė Shoqėri mė tė Avancuar" 03/09/2010

Partnerėt Shqipėri paraqesin gjetjet e studimit Monitorimi i performancės sė QKR-sė 2010 11/08/2010

Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati 7-katėsh,shkalla 1, Ap. 9, kati i 5-tė, pėrballė hotel Diplomatit, Kutia Postare 2418/1, Posta Qendrore, Tiranė
Email: partners@partnersalbania.org Tel.+355 4 2254881 / 3 Faks: +355 4 2254883

Te gjitha te drejtat e rezervuara ©2007 - Partners Albania.                    Programimi: ShqiperiaCom      Dizenjimi: Maximedia Studios