Ju jeni Vizitori i : 

Partner Albania
Partnerėt dhe Programi Demokraci dhe Qeverisje nė Shqipėri
   Partnerėt dhe Programi Demokraci dhe Qeverisje nė Shqipėri

Në Dhjetor të vitit 2007, u mbyll me sukses programi tre-vjecar “Demokraci dhe Qeverisje në Shqipëri”, ku Partnerët – Shqipëri, Qëndra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti ishte pjesë e Konsorciumit zbatues të këtij programi, së bashku me NDI dhe IREX. Në kuadër të tij, P-Sh kishin për qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri përmes një programi të diversifikuar trainimesh dhe asistence teknike si dhe një programi grantesh të vogla.

Programi i trainimeve të DQSH
Programi i trainimeve u hartua për të forcuar kapacitetet e OJF-ve shqiptare duke i bërë më efektive në iniciativat e tyre antikorrupsion, advokuese dhe lobuese si edhe drejt qeverisjes së mirë.

PSH ofroi mbi 80 programe të ndryshme trainimi në temat e mëposhtme: Advokasi dhe Lobim; Manaxhim Konflikti, Negocim; Qeverisje me Pjesëmarrje; Roli i Shoqërisë Civile në Iniciatiativat Antikorrupsion; Ndërtim Koalicionesh; Planifikim Kooperues; Lehtësim i Proceseve Vendim-marrëse me Pjesëmarrje.

Nga këto programe trainimi përfituan rreth 662 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave jo-fitim-prurëse, përfaqësues nga pushteti lokal, biznesi, media dhe struktura të tjera jo-qeveritare dhe qeveritare. Duke pasur si kriter përfaqësimin dhe shpërndarjen gjeografike 20% e pjesëmarrësve  përfaqësojnë veriun e Shqipërisë, 18% jugun,  25% Tiranën dhe 37% Shqipërinë e mesme. Përsa i përket shpërdarjes gjinore të përfituesve 40% i përkasin gjinisë mashkullore dhe 60% gjinisë femërore. 

OJF-të e përfshira në programin e trainimeve dhe asistencës teknike janë përfaqësuese të sektorit të rinisë, gruas, shërbimeve sociale, të drejtave të njeriut, edukimit, demokracise, promovimit te kulturës, artit dhe sportit, biznesit si edhe nga sektori i mjedisit.

Disa rezultate kryesore të Programit të Trainimeve 
• Rreth 25 organizata që kanë ndjekur programin e trainimit “Advokasia dhe Lobimi” janë duke zbatuar fushata që lidhen me rritjen e transparencës në qeverisje; rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, mobilizimin e komunitetit, etj. 

• Mbi 61% e OJF-ve të trainuara në “Ndërtim Grupesh, Rrjetesh dhe Koalicionesh” kanë shtuar përpjekjet për t’u bërë pjesë e rrjeteve apo koalicioneve sipas qëllimeve të përbashkëta. Cështjet më të shpeshta me interes të përbashkët kanë qënë promovimi i iniciativave komunitare dhe lobimi për ndryshime ligjore.

• Mbi 66% e përfituesve të Programit të Trainimve në “Qeverisja me Pjesëmarrje dhe Teknikat e Qeverisjes me Pjesëmarrje” kanë luajtur rol aktiv gjatë mbledhjeve të hapura në nivel lokal, në këshillat bashkiakë, në procese monitorimi e te tjera iniciativa të ngjashme. 

• Organizata lokale dhe qytetarë, përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit nga shtatë qytetet më të mëdha në vend: Gjirokastra, Korca, Pogradeci, Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra u përfshinë në Iniciativën “Unë mbështes Qeverisjen e Mirë”, duke influencuar axhendat e kandidatëve për kryetarë bashkie gjatë fushatës para-elektorale për zgjedhjet lokale 2007. Grupet e targetuara në cdo qytet janë duke monitorur në vazhdimësi mbajtjen e premtimeve të dhena. 

• Rreth 80% e OJF-ve pjesëmarrëse në Programin e Trainimeve në “Planifikim Kooperues” kanë përdorur procesin e planifikimit kooperues si një mjet efektiv për të identifikuar dhe përfshirë aktorë lokalë në përpjekjet dhe iniciativat e ndërmarra. 

• Rreth 30% e OJF-ve të trainuara në “Roli i Shoqërisë Civile në Iniciativat Antikorrupsion” raportojnë një shtim në numër të mbështetësve të tyre në iniciativat antikorrupsion në nivel lokal. Të paktën, 35% e OJF-ve të trainuara janë duke zbatuar iniciativa të ndryshme me fokus në antikorrupsion.

Konkluzione dhe Sfidat e së Ardhmes
• Përfshirja e organizatave të shoqërisë civile në iniciativa advokuese dhe iniciativa që promovojne qeverisjen e mirë është ende në nivel të ulët. Kjo sepse ende konsiderohen si praktika të reja të shoqërisë civile në Shqipëri dhe forcimi i kapaciteteve te OJF-ve në këtë drejtim ende mbetet një kërkesë e nevojshme. Rezultatet e fushatave advokuese të implementuara gjatë këtyre viteve të fundit nuk kanë qënë shumë pozitive dhe nuk mund të konsiderohen si të suksesshme në arritjen  e qëllimeve të tyre. Ekperiencat e punës në rrjete dhe koalicione kanë treguar se OJF-të shqiptare kanë ende nevojë për të stabilizuar koalicione efektive brenda sektorit duke ndikuar kështu në realizimin e fushatave advokuese më të suksesshme.

• Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri kanë filluar të marrin pjesë në procese që ndikojnë në zhvillimin demokratik të vendit, sic janë psh; proceset elektorale, iniciativat antikorrupsion, por vihet re që ka vështirësi në tërheqjen e vëmendjes dhe mbështetjes së komunitetit dhe krijimin e një anëtarësie me bazë më të gjerë mbështetësish për t’i bërë më të besueshme këto përpjekje; për të ndërtuar bashkëpunimet me institucionet shtetërore, për të lobuar në nivel qëndror dhe për të ngritur koalicione më efektive. Pjesëmarrja masive dhe shtrirja gjeografike e kësaj prezence është ende e varfër.

• Programet  e trainimit dhe asistencës teknike mbeten një kërkesë e vazhdueshme për të forcuar  zhvillimin organizativ dhe kapacitetet e përfaqësuesve te OJV-ve shqiptare në fushën e demokracisë dhe qeverisjes së mirë. Monitorimi efektiv i performancës së qeverisë kërkon forcimin e bashkëpunimeve dhe institucionalizimin e marrëdhënieve ndërmjet OJF-ve dhe strukturave qeverisëse.

Programi i Granteve të Vogla
Programi i granteve të vogla në kuadër të DQSH u hartua për të mbështetur zgjedhje të lira dhe transparente, për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, dhe për të nxitur transparencën dhe llogaridhënien në qeverinë vendore dhe qëndrore në Shqipëri nëpërmjet mbështetjes financiare për OJF-të. Objektivat specifike të programit ishin:

1.  Rritja e pjesëmarrjes qytetare dhe debatit në nivelet  e qeverisjes vendore dhe qëndrore mbi çështje të llogaridhënies, përgjegjësisë dhe transparencës së qeverisë.

2. Përmirësimi i efektivitetit të organizatave të shoqërisë civile në kryerjen e rolit të tyre monitorues, supervizues (ëatchdog), rregullues dhe mbrojtës të politikave   

Programi i Granteve mundësoi OJF-të shqiptare të rrisin kapacitetin e tyre për të marrë pjesë në formulimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike, përfshi këtu edhe sigurimin e shërbimeve publike në të dyja nivelet e qeverisjes, atë vendore dhe qëndrore. Programi i granteve njëkohësisht  inkurajoi qytetarët në promovimin e interesave të tyre dhe paraqitjen e problemeve në institucionet qeverisëse.
Programi u organizua në pesë raunde grantesh.
Pranë zyrës së Partnerëve-Shqipëri u paraqitën 250 projekt-propozime nga të cilat u financuan 50. Shumë grupe interesi nga i gjithë vendi përfituan nga këto projekte, të cilët adresonin çështje të ndryshme si:

  • Monitorimin e zgjedhjeve parlamentare dhe vendore;
  • Organizimin e fushatave qytetare ndërgjegjësuese për të rritur pjesëmarrjen qytetare në votime;
  • Monitorimin e shpenzimeve publike gjatë periudhës para-zgjedhore;
  • Monitorimin e transparencës financiare të partive politike gjatë fushatës zgjedhore;
  • Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe infrastrukturës zgjedhore;
  • Rritjen e aksesit në qendrat e votimit për personat me aftësi të kufizuara dhe për votimin në mënyrë të pavarur nga personat e verbër;
  • Krijimin e një dialogu ndërmjet bizneseve dhe qeverisjes vendore;
  • Monitorimin e punës së qeverisë në nivel qendror dhe vendor në lidhje me ofrimin e shërbimeve, të drejtat e qytetarëve dhe strategjitë;
  • Rritjen e dialogut ndërmjet grupeve qytetare dhe qeverisë vendore për të rritur pjesëmarrjen qytetare në vendim-marrjen vendore etj.

Në periudhën përpara dhënies së granteve, Partnerët-Shqipëri organizuan disa takime publike në shkallë vendi për të shpjeguar kriteret e granteve dhe natyrën e projekteve, si dhe ofruan konsulencë dhe asistencë teknike individuale për rreth 100 OJF në lidhje me hartimin dhe zhvillimin e projekt-propozimeve.
Më pas, Partnerët ofruan trainim dhe asistencë teknike për organizatat përfituese të granteve për të forcuar kapacitetet e tyre në fushën e marrjes në mbrojtje të politikave si dhe aftësitë e tyre organizative.
Përfituesit e granteve u asistuan në mënyrë të vazhdueshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes së grantit për të arritur objektivat dhe qëllimet e tyre në drejtim të një qeverisjeje më transparente ndaj publikut.
Disa nga rezultatet kryesore të këtij programi ishin:

  •  
  •  
  • Vlerësimi dhe analiza e shpërndarjes së fondeve publike për investime publike përgjatë periudhës para-zgjedhore nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.
  • Votimi i pavarur nga personat e verbër dhe rritja e numrit të votuesve me aftësi të kufizuara në sajë të përmirësimit të kuadrit ligjor dhe infrastrukturës zgjedhore në qendrat e votimit. 
  • Krijimi i Koalicionit të Bizneseve Kundër Korrupsionit në Korçë i cili promovoi dhe inkurajoi dialogun ndërmjet bizneseve dhe institucioneve vendore dhe ndihmoi në krijimin e një klime pa rryshfete dhe konkurrencë të drejtë.
  • Rritja e cilësisë së shërbimeve në arsim duke rrëzuar barrierat në decentralizimin e sistemit të arsimit në nivelin e arsimit nëntë-vjëçar dhe të mesëm.
  • Përmirësimi i statuteve në Fakultetin e Shkencave Sociale, Inxhinjerisë Mekanike dhe Universitetin Bujqësor në lidhje me shtimin e të drejtave të studentëve për të marrë pjesë në procesin e hartimit të buxhetit.  
  • Monitorimi i shërbimit të pastrimit të qytetit në disa zona pilot në Tiranë. Rekomandimet e bëra nga OJF-ja u konsideruan nga Bashkia e Tiranës për t’u bërë pjesë e rregullores së re që do të aplikojë Bashkia Tiranë në kontratat e saj me firmat e pastrimit. etj

 

Monitorimi i procesit zgjedhor të Zgjedhjeve Parlamentare në 3 Korrik 2005 nga 2900 vëzhgues të angazhuar dhe të trainuar nga një Koalicion organizatash lokale. Monitorimi përfshiu 60% të qendrave të votimit dhe 100% të Komisioneve Zgjedhore Zonale.
 Monitorimi i Zgjedhjeve Vendore të 18 Shkurtit në 2,301 qendra votimi nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i përbërë nga tetë organizata me eksperiencë në fushën e zgjedhjeve. Kjo përpjekje mbuloi 118 zonat më të populluara të vendit të cilat përbënin rreth 71% të votuesve. Për herë të parë në Shqipëri infomacioni u dha në kohë reale nëpërmjet teknologjisë së dërgimit të mesazheve.

Doli Edicioni 42 i gazetės "Pėr njė Shoqėri mė tė Avancuar" 03/09/2010

Partnerėt Shqipėri paraqesin gjetjet e studimit Monitorimi i performancės sė QKR-sė 2010 11/08/2010

Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati 7-katėsh,shkalla 1, Ap. 9, kati i 5-tė, pėrballė hotel Diplomatit, Kutia Postare 2418/1, Posta Qendrore, Tiranė
Email: partners@partnersalbania.org Tel.+355 4 2254881 / 3 Faks: +355 4 2254883

Te gjitha te drejtat e rezervuara ©2007 - Partners Albania.                    Programimi: ShqiperiaCom      Dizenjimi: Maximedia Studios