|
|
|
|
| TRAINIMI është një nga instrumentat që Partnerët – Shqipëri përdor krahas instrumentave të tjerë, për të promovuar një shoqëri civile aktive dhe një kulturë tolerance dhe bashkëpunimi. Programe trainimi specifike janë hartuar për sektorin jo-fitimprurës, qeverinë vendore, sektorin privat dhe drejtuesit e komunitetit, të cilat variojnë nga komunikimi efektiv, negocimi, lehtësimi, mediacioni dhe aftësi të avancuara në fushën e manaxhimit të ndryshimit, në çështje specifike të kapacitetit institucional dhe bashkëpunimit ndërsektorial. Trainimi i trainerëve në çështjet e mësipërme si dhe asistimi i tyre gjatë proçesit të hartimit të programeve të trainimit dhe dhënies së tyre, është një tjetër investim i Partnerëve – Shqipëri për të siguruar kështu një efekt të shumëfishuar të shpërndarjes së aftësive. Partnerët – Shqipëri i ndërton programet e trainimit bazuar në kërkesat dhe nevojat e individëve, institucioneve ose organizatave. Për këtë arsye, hartimi i programeve të trainimit përfshin vlerësimin e nevojave dhe diskutimin e pritjeve nga ana e përfituesve, adaptimin e programit dhe hartimin e një plani veprimi që pason trainimin. Trainimet hartohen në formën e kurseve interaktive që përfshijnë ushtrime praktike, raste studimore, materiale të printuara, informacione referuese, dhe situata inskenimi. | | | Kurrikula e trainimeve
|
Programi i Trainimeve Ndėrkombėtare
|
Raste tė Suksesshme tė Pėrfituesve tė Trainimeve
|
| | |
|
|
|
Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati 7-katėsh,shkalla 1, Ap. 9, kati i 5-tė, pėrballė hotel Diplomatit,
Kutia Postare 2418/1, Posta Qendrore, Tiranė
Email: partners@partnersalbania.org
Tel.+355 4 2254881 / 3
Faks: +355 4 2254883Te gjitha te drejtat e rezervuara ©2007 - Partners Albania.
Programimi: ShqiperiaCom
Dizenjimi: Maximedia Studios
|
|