Ju jeni Vizitori i : 

Partner Albania
Historiku i Partnerėve-Shqipėri

Partnerët – Shqipëri u është mirënjohëse të gjithë donatorëve dhe partnerëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e ofruar gjatë këtyre viteve. Kjo asistencë ika mundësuar Partnerët– Shqipëri të arritjnë një impakt të qëndrueshëm në punën e tyre me komunitete të ndryshme në Shqipëri.
Nëpërmjet iniciativave të vazhdueshme për ngritje fondesh, diversifikim të burimeve financiare, zhvillim të shërbimeve mbi baza kontraktuale dhe me pagesë, dhe partneritete efektive me sektorin e OJF-ve, qeverinë dhe komunitetin e donatorëve, Partnerët – Shqipëri ka arritur qëndrueshmëri institucionale dhe financiare të organizatës dhe veprimtarisë së saj.
Partnerët –Shqipëri është zhvilluar në një organizatë lokale profesionale, me aftësi të forta në fushën e forcimit të kapaciteteve institucionale, manaxhimit të burimeve dhe informacionit në sektorin jo fitimprurës, hartimin dhe implementimin e modeleve të bashkëpunimit.

Më poshtë paraqitet historiku i sukseseve të bashkëpunimit të Partnerëve-Shqipëri me agjenci donatore dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare.

GRANTET E PERFTUARA NGA PARTNERET-SHQIPERI QE NGA KRIJIMI I QENDRES

KONTRATAT E BASHKEPUNIMIT TE PARTNEREVE ME INSTITUCIONE TE TJERA

PROGRAMET NDERKOMBETARE TE TRAINIMIT E ASISTENCES TEKNIKE OFRUAR NGA PARTNERET-SHQIPERI

 

 

GRANTET E PERFTUARA NGA PARTNERET-SHQIPERI QE NGA KRIJIMI I QENDRES

2001 – 2004             Krijohet Partnerët – Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti me qëllim avancimin e demokracisë dhe shoqërisë civile në Shqipëri, nëpërmjet një granti të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhënë nëpërmjet Partnerëve për Ndryshim Demokratik. Për t'u njohur më shumë me aktivitetin e PSh gjatë zbatimit të këtij programi, klikoni këtë link.

2001 – 2002            Tre njësi të Qeverisjes Vendore zhvillojnë kapacitetet në Rolet e Lidershipit të të Zgjedhurve Vendorë, nëpërmjet një projekti një vjecar financuar nga Bashkimi Europian.

2001 – 2002           Rreth 120 OJF shqiptare ndërtojnë kapacitetet në fushën e Manaxhimit Financiar, gjatë një projekti një vjecar financuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë.

2002 – 2003            Rreth 120 OJF shqiptare ndërtojnë kapacitetet në fushën e Manaxhimit të Projektit, gjatë një projekti një vjecar financuar nga Agjencia Kanadeze për Zhvillim Ndërkombëtar (CIDA).

2003                         Rreth 60 nxënës dhe 30 mësues në Rajonin e Durrësit u trainuan në fushën e Manaxhimit të Konfliktit, nëpërmjet një projekti gjashtë-mujor që synonte përmirësimin e marrëdhënieve ndër-etnike ndërmjet grupeve të popullsisë vendase dhe Rome, financuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë.

2002-2004              Në kuadrin e Programit rajonal "Forcimi i Demokracisë Lokale në Rajonin e Paktit të Stabilitetit", financuar nga Departamenti i Shtetit / Ministria e Jashtme Hollandeze, përgjatë periudhës 2003-2004 P-Sh zbatuan gjashtë projekte që targetuan:

  • Ndërtimin e kapaciteteve të rreth 100 zyrtarëve nga Bashkitë e Tiranës,  Durrësit, Krujës, Fierit dhe Shkodrës  në  “Rolet e Lidershipit të  Zgjedhur” si dhe përgatitjen e 42 pjesëmarrësve më aktivë si trainerë dhe lehtësues (2003)
  • Ndërtimin e Aftësive Komunikuese dhe Përfshirëse për 12 zyrtarë vendorë nga tetë Bashki të Shqipërisë (2003).
  • Rritjen e Transparencës dhe Llogaridhënies për Zyrtarët Vendorë në nëntë bashki të Shqipërisë.
  • Ndërtimin e aftësive të 26 zyrtarëve nga Bashkitë e Krujës dhe Pogradecit në fushën e zgjidhjes së konfliktit (2003).
  • Ndërtimin e një Guide për zhvillimin e Kodit të Etikës për shoqatat profesioniste që punojnë me Pushtetin Vendor.
  • Fuqizimin e aftësive komunikese dhe përfshirëse të rreth 30 zyrtarëve lokale të komuniteteve kufitare të Pogradecit dhe Strugës nëpërmjet shkëmbimit të vizitave studimore në bashkitë respektive dhe një seminari të përbashkët organizuar në Bashkinë e Pogradecit (2004).

2004                      120 të rinj të përkushtuar për të mobilizuar grupe të ndryshme komunitare dhe për të prezantuar ndryshime në komunitetet e tyre, rritën kapacitetet dhe aftësitë e tyre nëpërmjet një projekti një-vjecar të titulluar “Rinia në Veprim” dhe financuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë.

2004 – 2007         Konsorciumi Demokraci dhe Qeverisje në Shqipëri i përbërë nga NDI, Partnerët-Shqipëri dhe IREX, zbatuan Programin Demokraci dhe Qeverisje në Shqipëri me fokus në luftën kundër korrupsionit. Ky program u financua nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID. Për t''u njohur me angazhimin dhe kontributin e Partnerëve-Shqipëri në këtë program klikoni këtë link.

2005                      123 pjesëmarrës, përfaqësues të OJF-ve nga rrethet Shkodër, Berat, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Dibër, Durrës, Elbasan dhe Lezhë rritën kapacitet në fushën e Manaxhimit Financiar, Manaxhimit të Projektit dhe Advokacisë e Lobimit nëpërmjet një projekti një vjecar financuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë.

2005 – 2006         Zyrtarë nga nëntë Bashki rajonale nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi  shkëmbyen eksperienca të Qeverisjes me Pjesëmarrje nëpërmjet një projekti rajonal një-vjecar financuar nga Fondi i Besimit për Ballkanin (Balkan Trust For Democracy Fund). Nëntë raste studimore u zhvilluan në kuadër të këtij projekti, të cilat do të shërbejnë si praktika të suksesshme në fushën e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrjen lokale.

2006 -2008            Që nga viti 2006, së bashku me shtatë OJF të tjera, PSh u përzgjodh për të qenë anëtare e Rrjetit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (NOSA), një rrjet virtual i OJF-ve me synim ndikimin e politikave në fushat: Qeverisje e Mirë, Shoqëri Civile dhe Integrim Europian. Rrjeti financohet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë.

 2006                       Nëpërmjet një procesi të gjerë dhe transparent, Partnerët-Shqipëri asistuan Hartimin e Strategjisë së Rinisë dhe Planit të Veprimit për Rininë 2006-2011, ku u mblodhën opinionet e rreth 160 të rinjve nga grupe të ndryshme interesi të cilat iu paraqitën një grupi ekspertësh dhe u reflektuan në këto dy dokumenta të rëndësishëm. Ky projekt u financua nga Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri UNICEF, UNDP, UNFPA, ILO-IPEC. 

Janar – Dhjetor 2007            Në kuadër të programit rajonal “Të Punojmë Së bashku”, Partnerët –Shqipëri zbatoi një projekt që synoi përmirësimin e performancës së Bashkisë së Sarandës, duke prezantuar njohuri dhe aftësi të reja tek stafi i administratës publike të disa drejtorive në Bashkinë Sarandë, për rritjen e kapaciteteve të tyre në shkruarjen dhe manaxhimin e projekteve duke i mundësuar qasjen efektive të donatorëve në bashkëpunim me OJF-të dhe insitucione të tjera. Projekti u zbatua nëpërmjet tre fazave:

  • Vlerësimi i nevojave të trainimit
  • Zhvillimi i Trainimit dhe Asistencës Teknike Online
  • Vlerësimi i Ndikimit të Trainimit

KONTRATAT E BASHKEPUNIMIT TE PARTNEREVE ME INSTITUCIONE TE TJERA

Dhjetor 2001        Me një financim të MSI, Partnerët-Shqipëri rritën aftësitë në Shkrimin e Projekt- Propozimeve të 17 përfaqësuesve të 15 organizatave lokale.

2001                    Partnerët-Shqipëri kreu  Vlerësimin e Programit të SNV për Shqipërinë

2002 – 2004        Së bashku me  zyrën e Bankës Botërore në Tiranë dhe Institutin e Bankës Botërore në Washington , Partnerët – Shqipëri koordinuan aktivitete që u fokusuan në forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisje:

  • Organizimin e një sërie Seminaresh të të Mësuarit në Distancë që synonin forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisje.
  • Organizimin në Shkurt të 2003 të konferencës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes dhe Informimit të Publikut për një Qeverisje më të Mirë në Shqipëri” ku morën pjesë rreth 90 përfaqësues të OJF-ve lokale dhe ndërkombëtare si dhe organizata donatore.
  • Një vlerësim të kuadrit ligjor dhe rregullator për shoqërinë civile në Shqipëri i cili  konsistoi në: Ø një sondazh me përfshirjen e 100 OJF të intervistuara nga tërë vendi për të vlerësuar zhvillimin e  kuadrit ligjor që mundëson përfshirjen qytetare në Shqipëri. Ø  pesë diskutime në grupe të fokusuara në Korçë, Vlorë dhe Tiranë, tre me përfaqësues nga OJF dhe dy me përfaqësues të mediave (gazetarë investigative, pronarë mediash, përfaqësues të kompanive të internetit, etj.) Ø Katër raste testimi të funksionimit të Ligjit për Lirinë e Informimit në Shqipëri me anë të ekzaminimit të ekzistencës së informacionit në institucione të ndryshme qeveritare dhe publike si dhe aksesin e tij për publikun. Ø Diskutim i Projekt-Raportit të Studimit mbi Mjedisin Ligjor dhe Rregullator për Shoqërinë Civile dhe Angazhimin Qytetar në Shqipëri.

Maj – Qershor 2002        Përfaqësues të 16 organizatave në mbrojtje të personave me aftësi të kufizuar të targetuara nga Handicap International u aftësuan në fushën e manaxhimit financiar, manaxhimit të projektit, zhvillim organizativ, dhe iu ofrua asistencë teknike në shkrim projekt-propozimesh.

Dhjetor 2002             Tetë anëtarë të stafit të Programit Botëror për Ushqimin rritin kapacitetet e tyre në fushën e Monitorimit dhe Vlerësimit të programeve.

Shkurt 2003             Dhjetë perfaqësues të tetë OJF-ve të targetuara nga Qendra e Promovimit të Zhvillimit Njerëzor aftësohen në Manaxhim Konflikti.

Shtator 2003            Në prag të zgjedhjeve lokale, një grup prej 17 grash kandidate për në Pushtetin Vendor të përzgjedhura nga PNUD ngrenë kapacitetet e tyre në Komunikim, Manaxhim Konflikti, Imazh Publik dhe të Folurën në Publik

Shtator 2003            Nënëtë zyrtarë të dy komunave Sukë dhe Carshovë në Përmet, zona në fokus të punës së Qendrës së Promovimit të Zhvillimit Njerëzor aftësohen në Planifikim Strategjik

2002 – 2003             Në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Ligjin Jo-Fitim-Prurës (ICNL) , 16  juristë dhe persona të tjerë me eksperiencë ligjore u trainuan si trainerë në cështje që kishin lidhje me  Ligjin e ri të OJF-ve dhe Ligjet e taksave për OJF-të në Shqipëri. Në vitin 2002, u mbajt në Tiranë një Konferencë mbi Cështjet e Taksave për OJF-të në Kosovë dhe Shqipëri.

2003-2004               Në bashkëpunim me Medicos del Mundo, 29 përfaqësues të 15 organizatave lokale të qarkut Korçë rritin kapacitete dhe aftësitë e tyre në fushën e manaxhimit të OJF-ve, manaxhimit financiar dhe manaxhim të ciklit të projektit, ngritjes së fondeve dhe vetë-financimit.

Shkurt – Maj 2004       Rreth 14 të rinj nga gjashtë qendra rinore nga Tirana, Pogradeci, Durrësi, Saranda dhe Gjirokastra, anëtare të një rrjeti organizatash të mbështetura nga Deutsche Welthungerhilfe rritin aftësitë dhe kapacitetet e tyre në fushën e ngritjes së fondeve dhe vetë-financimit, dhe të procedurave të brendshme dhe manaxhimit të burimeve njerëzore në organizatë.

Maj 2004              Në kuadrin e programit të ngritjes së kapaciteteve (APRODEV), 14 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Maqedonia  rritën njohuritë e tyre mbi Komunitetin Europian dhe strukturat e tij si dhe procedurat e aplikimit për fonde nga Komuniteti Europian. 

 Prill– Qershor 2004           Me kërkesë të PNUD, 25 drejtues të rinj OJF-sh dhe qendrash rinore, anëtarë të senatit rinor si dhe 29 zyrtarë nga Bashkia Vlorë, Tiranë, Fier, Gjirokastër, Kucovë, nga minibashkitë e Tiranës, përfaqësues të Shoqatës së Bashkive, zyrtarë nga Ministria e Pushtetit Vendor e Decentralizimit etj  trainohen mbi Zbatimin dhe Monitorimin e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjecarit (OZhM), Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Social-Ekonomik (SKZHES) dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA)

Nëntor 2005                  Dhjetë pjesëmarrës nga Bashkia dhe OJF-të e Përmetit aftësohen në Planifikim dhe Qeverisje me Pjesëmarrje, kontratë me Qendrën e Promovimit të Zhvillimit Njerëzor (HPDC)

Dhjetor 2005                  Stafi i Qendrës Eden aftësohet në fushën e sistemeve të manaxhimit financiar si dhe u ofrohet asistencë teknike në ngritjen e sistemit të tyre financiar.

Mars 2006                     Stafi i organizatës Every Child u aftësuan si trainerë.

Mars 2006                     Nëpërmjet një bashkëpunimi me Market Surveillance on System në Shqipëri, një grup aktorësh të ndryshëm nga sektorë vitalë të shoqërisë (biznes, qeveri dhe shoqëri civile) u aftësuan në temat e ndërtimit të koalicioneve dhe planifikimit kooperues, me qëllim rritjen e aftësive bashkëpunuese në iniciativa të përbashkëta dhe njohurive mbi konceptet financiare dhe rritjes së fondeve.

Prill 2006                  Anëtaret e stafit të Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare rritën aftësitë e tyre në fushën e Advokacisë

Prill 2006                  Në sajë të një bashkëpunimi me Aleancën e Fëmijëve, 14 persona nga kjo organizatë u aftësuan në fushën e të drejtave të fëmijëve,  advokasisë dhe lobimit si dhe monitorimit dhe vlerësimit.

Maj 2006                   Rreth 15 anëtarë të stafit organizatës World Vision nga zyrat e saj në Tiranë, Lezhë, Elbasan, dhe Vlorë rritin aftësitë dhe njohuritë në fushën e Ndërtimit të Koalicioneve, Advokacisë dhe Lidershipit.

Maj 2006                  Partnerët zhvillon aftësitë trainuese në Ndërtim Rrjetesh dhe Koalicionesh të 17 trainerëve të përzgjedhur nga PNUD.

Maj 2006                 Dhjetë anëtarë të stafit të Qendrës për Popullsinë dhe Zhvillimin zhvilluan aftësitë e tyre në fushën e Monitorimit dhe Vlerësimit.

Maj 2006                 Shtatë përfaqësues të organizatës “Jeta e re” në zonën e kënetës në Durrës, shoqatë e mbështetur nga ICMC, u aftësuan në një seri temash si Vlerësimi i  Nevojave në Komunitet, Analiza e të Dhënave dhe Raportimi.

Shtator 2006          Në bashkëpunim me DIANET dhe Qendrën e Promovimit të Zhvillimit Njerëzor (HPDC), një grup prej 11 grash pjesëmarrëse u përgatitën si trainere në cështjet e advokasisë për të drejtat e minoriteteve. 

Shtator 2006        Partnerët-Shqipëri në bashkëpunim me PDC-në u përzgjodhën si partnerë në zbatim të Programit të Reformës në Administratën Publike, në mbështetje të Planit për Shqipërinë si pjesë e Llogarisë së Sfidës së Mijëvjeçarit (Albania’s Millenium Challenge Account Threshhold Country Plan),  për aktivitete që kanë lidhje me edukimin e informimin e publikut dhe zhvillimin organizativ.  Per me shume klikoni ketu

Prill 2007                Drejtuesit dhe anëtarët e Bordit të tre Qëndrat Ndërfetare të ngritura nga World Learning në Shkodër, Bathore dhe Elbasan u konsultuan mbi rishikimin dhe përmirësimin e projekteve aktuale, ndarjen e eksperiencave për zbatimin e projekteve lokale, përcaktimin e sfidave për situatën reale të qëndrave dhe hartimin e planeve të qëndrueshmërisë për secilën prej tyre, si dhe u asistuan në takime direkte me  donatorë të ndryshëm si Banka Botërore, Ambasada Angleze, Ambasada Norvegjeze, SOROS, Qëndra Rajonale e Mjedisit dhe me disa fondacione të tjera ndërfetare.

Maj 2007                 Rreth 16 të rinj, përfaqësues të organizatave rinore dhe trupave studentore dhe anëtarë të grupimit “Zëri i rinisë në Shqipëri”, të përzgjedhur nga Banka Botërore si skuadër konsultimi për politikat rinore që ky institucion do të zbatojë, rritën kapacitetet e tyre në fushën e rolit të shoqërisë civile në iniciativat kundër korrupsionit, lidershipit dhe monitorimit e vlerësimit.

Janar – Dhjetor 2007          146 anëtarë të stafit manaxherial, drejtues të zyrës qëndrore dhe degëve në rrethe, si dhe anëtarë të tjerë të stafit të Opportunity Albania rritën njohuritë dhe aftësitë e tyre në tema si: Ndryshimi Organizativ; Kujdesi për Klientin dhe Shitjet Efektive; Aftësitë Komunikuese dhe Manaxhimi i Konfliktit; Trainimet për Trainerë; Orientimi, Mbështetja dhe Supervizimi i Performancës në Punë; Lidershipi, Vendim-marrja dhe Zgjidhja e Problemeve.
 
PROGRAMET NDERKOMBETARE TE TRAINIMIT E ASISTENCES TEKNIKE OFRUAR NGA PARTNERET-SHQIPERI

Korrik 2002             Nën një kontratë me ORT-Washington, 13 përfaqësues të disa OJF-ve nga Mali i Zi rritën njohuritë e tyre në fushën e komunikimit dhe manaxhimit të kohës si dhe në sistemet e manaxhimit financiar. 

Shtator 2002           Me kërkesë dhe mbështetje të zyrës së ABA/CEELI në Prishtinë, 14 anëtarë të Dhomës së Avokatëve dhe Shoqatës së Juristëve të Kosovës rritën kapacitetet e tyre në fushën e  manaxhimit financiar dhe sistemeve të buxhetimit.

Shtator 2002            Stafi i Partnerëve – Kosovë rrit kapacitetet në fushën e manaxhimit financiar dhe sistemeve financiare

Balkanactie van de Gemeenten-Belgjikë 
Program Trainimi TOT për Përfaqësues të Disa OJF-ve Kosovare

 2003 - 2005             Falë një bashkëpunimi aftagjatë mes dy qendrave të Partnerëve, stafi i Partnerëve – Kosovë aftësohet në shkrim projekt-propozimesh, në ciklin e manaxhimit të projektit si dhe në fushën e sistemeve të manaxhimit financiar.

Qershor – Shtator 2005        Me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokraci dhe Institutit të Shteteve të Bashkuara për Paqe, në Aman, Jordani, 25 liderë organizatash të shoqërisë civile nga Iraku rritën kapacitetet dhe njohuritë në fushën e manaxhimit të konfliktit dhe ndërtimit të konsensusit si dhe hartuan plane konkrete për projekte që synonin zgjidhjen e e cështjeve specifike në komunitetet e tyre. 

Shkurt 2006             Rrjeti i Trainerëve të Partnerëve Jordani aftësohet në fushën e Manaxhimit të Konfliktit.

Shtator 2005  - Shtator 2006             Me iniciativen e Balkanctie van Degementum Belgium – Iniciativa e Ballkanit, 28 përfaqësues të OJF-ve shqiptare dhe serbe në krahinën e Shtimes në Ferizaj, Kosovë dhe pesë anëtarë të stafit të kësaj organizate u aftësuan në Ndërtim Koalicionesh, Qeverisje me Pjesëmarrje dhe Manaxhim të ciklit të projektit. Në Shtator 2006, njëzet përfaqësues nga sektori jo-fitimprurës, qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Kosovë u aftësuan në fushën e identifikimit të nevojave në komunitet, falë një bashkëpunimi të Partnerëve-Shqipëri me Balkan Initiative Belgium në Kosovë.

Nentor 2005 – Prill 2006             Nëpërmjet mbështetjes së IREX Taxhikistan, tetë drejtues OJF-sh nga Taxhikistani rritin njohuritë e tyre mbi Advokasinë dhe njihen me iniciativat advokuese të disa prej OJF-ve më të suksesshme shqiptare. Disa muaj më vonë, në Dushanbe, Taxhikistan, 17 drejtues dhe manaxherë të këtyre OJF-ve ( përfituese grantesh të IREX Taxhikistan) thelluan njohuritë e tyre në manaxhimin e projektit dhe u njohën me modele të suksesshme të zhvillimit organizativ.   

Shtator 2006                Falë një bashkëpunimi me Partnerët-Kosovë, njëzetedy qytetarë serbë e kosovarë në Prishtinë u aftësuan në shkrimin e projekteve dhe praktikuan njohuritë e marra duke shkruar një draft projekt me titull “Qasja gjithëpërfshirëse e ndërtimit të mirëbesimit ndëretnik dhe integrimit”.

Korrik 2007-Janar 2008          Me mbështetje financiare nga IREX Kosovë, stafi i trainerëve dhe manaxherëve të granteve i ATRC Kosovë, sipas nevojave dhe interesave specifike, forcuan kapacitetet dhe aftësitë e tyre në: Marrëdhëniet Publike dhe Marketingu në OJF; Cikli i Manaxhimit të Projektit; Komunikimi dhe Negocimi; Manaxhimi i Burimeve Njerëzore, Qeverisja me Pjesëmarrje; Roli i Shoqërisë Civile në Luftën Kundër Korrupsionit; Planifikimi Kooperues dhe Buxhetimi me Pjesëmarrje si dhe u asistuan onsite në rishikimin dhe ridizenjimin e manualeve ekzistuese në Marrjen në Mbrojtje të Politikave, Manxhimin e Konfliktit, Planifikimin Strategjik dhe Programin e Granteve.

Janar – Shkurt 2008          15 anëtarë të rrjetit të trainerëve të Partnerëve-Jordani rritën kapacitetet e tyre nëpërmjet dy trainimeve TOT katër-ditore secili, në “Qeverisje e Mirë dhe Pjesëmarrja e Qytetarëve në Politikat Vendim-Marrëse”


Doli Edicioni 42 i gazetės "Pėr njė Shoqėri mė tė Avancuar" 03/09/2010

Partnerėt Shqipėri paraqesin gjetjet e studimit Monitorimi i performancės sė QKR-sė 2010 11/08/2010

Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati 7-katėsh,shkalla 1, Ap. 9, kati i 5-tė, pėrballė hotel Diplomatit, Kutia Postare 2418/1, Posta Qendrore, Tiranė
Email: partners@partnersalbania.org Tel.+355 4 2254881 / 3 Faks: +355 4 2254883

Te gjitha te drejtat e rezervuara ©2007 - Partners Albania.                    Programimi: ShqiperiaCom      Dizenjimi: Maximedia Studios