Ju jeni Vizitori i : 

Partner Albania
Monitorimi i Zgjedhjeve Parlamentare 2009

Nën lehtësimin dhe koordinimin e Partnerëve Shqipëri,  Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ndërmori vëzhgimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 28 Qershorit 2009. Ky projekt u mbështet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë.

Kjo përpjekje monitoruese ishte një vijim i eksperiencës së suksesshme të këtij Koalicioni në vëzhgimin e proceseve zgjedhore në Zgjedhjet Parlamentare të 2005 dhe ato Vendore të 2007.

Risia e përpjekjes monitoruese në  zgjedhjet e këtij viti është së për herë të parë pas 18 vjet zgjedhje në Shqipëri, shoqëria civile mundi të organizonte dhe të zbatonte një projekt politik kaq madhor pa prezencën dhe asistencën e huaj teknike.

Partnerët-Shqipëri arritën me sukses të prezantonin e manaxhonin në këto zgjedhje raportimin direkt nëpërmjet teknologjisë SMS, si pjesë e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, si bashkim vullnetar i organizatave të shoqërisë civile, angazhoi rreth 2500 vëzhgues të cilët ishin prezent në qendrat e votimit në  100% të zonave urbane dhe rreth 20% të zonave rurale në mbarë vendin.


Objektivat e Koalicionit në këtë përpjekje monitoruese ishin:
 
•Rekrutimi i një grupi vëzhguesish të përkushtuar për të monitoruar procesin zgjedhor, të udhëhequr nga parimet e paanshmërisë dhe pavarësisë politike, objektivitetit, transparencës dhe përgjeshmërisë duke respektuar të gjitha parimet e demokracisë.

•Forcimi i kapaciteteve të vëzhguesve vendorë për të bërë të mundur  realizimin e një procesi vëzhgimi profesional, efektiv dhe në përputhje me kërkesat e kuadrit të ri ligjor.

•Informimi në kohë reale mbi ecurinë e procesit zgjedhor, me anë të konferencave për shtyp;
•Ofrimi i një raporti alternativ ofruar nga grupet e shoqërisë civile;

•Zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve të organizatave të Koalicionit për të ndërmarrë monitorimin e proceseve të ardhshme zgjedhore.

Ashtu si edhe në eksperiencat e kaluara, Koalicioni hartoi një Memorandum Mirëkuptimi i cili përmbante principe të etikës profesionale të cilat do të  ndiqeshin nga anëtarët gjatë kësaj iniciative monitoruese.

Nga Nëntori 2008 deri në ditën e zgjedhjeve Partnerët-Shqipëri koordinuan dhe lehtësuan të gjitha takimet e Koalicionit, dhe asistuan atë në hartimin e metodologjisë së vëzhgimit, ndarjen e zonave elektorale për t’u mbuluar nga secila organizatë dhe ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive të secilit.

Ngritja e Kapaciteteve të Vëzhguesve
Gjatë një periudhe dy-mujore u zhvilluan 146 seanca intensive trainimi në të gjithë vendin. Në trainim vëzhguesit morën njohuritë e duhura mbi Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me procedurat e votimit, numërimit dhe njoftimit të rezultateve; Kodin e Etikës dhe profesionalizmit gjatë vëzhgimit. Një pjesë shumë e rëndësishme e trainimit ishte udhëzimi i vëzhguesve mbi dërgimin e mesazheve SMS për të raportuar mbi ecurinë e procesit.

Bërja Publike e Përpjekjes Monitoruese të Koalicionit
Koalicioni organizoi në datën  8 Qershor një eveniment publik, me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Z.Withers  i cili përshëndeti inisiativën e Koalicionit dhe theksoi se “..Zgjedhje të lira dhe të ndershme që plotësojnë standardet ndërkombëtare do thotë që Shqipëria po lëviz drejt integrimit euroatlantik”.
Një tjetër eveniment i rëndësishëm publik ishte ai i datës 27 Qershor i cili u organizua në ambjentet e Hotel Rogner ku Koalicioni kishte ngritur Qendrën Operative të monitorimit të zgjedhjeve. Gjatë këtij evenimenti në të cilin morën pjesë përfaqësues të agjensive donatore dhe institucioneve të tjera të rëndësishme, Kryetari i KQZ  Z. Arben Ristani shpërndau akreditimet për disa prej vëzhguesve të pranishëm në këtë eveniment.

Puna në Qendrën Operative gjatë ditës së Zgjedhjeve

Në ambientet e Hotelit Rogner u ngrit Qendra Operative e komunikimit me vëzhguesit vendorë dhe përpunimit të informacionit të dërguar nëpërmjet SMS-ve.

Koalicioni ofroi gjatë gjithë Ditës së Zgjedhjeve informacion të shpeshtë në media rreth mabrëvajtjes së procesit të votimit, nëpërmjet pesë konferencave për shtyp. Bazuar në informacion e marrë nëpërmjet SMSve nga vëzhguesit, Koalicioni raportoi në lidhje me orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit, përqindjen e votuesve në orare të ndryshme gjatë ditës dhe incidentet e konstatuara.

Koalicioni ofroi tre raportime të tjera mbi ecurinë e procesit të numërimit ditën e Hënë më datë 29 Qershor, si dhe një raport paraprak me gjetjet mbi ecurinë e procesit të votimit.





   Raporti Paraprak i Monitorimit te Zgjedhjeve
Doli Edicioni 42 i gazetės "Pėr njė Shoqėri mė tė Avancuar" 03/09/2010

Partnerėt Shqipėri paraqesin gjetjet e studimit Monitorimi i performancės sė QKR-sė 2010 11/08/2010

Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati 7-katėsh,shkalla 1, Ap. 9, kati i 5-tė, pėrballė hotel Diplomatit, Kutia Postare 2418/1, Posta Qendrore, Tiranė
Email: partners@partnersalbania.org Tel.+355 4 2254881 / 3 Faks: +355 4 2254883

Te gjitha te drejtat e rezervuara ©2007 - Partners Albania.                    Programimi: ShqiperiaCom      Dizenjimi: Maximedia Studios