Manaxhimi Financiar i OJFve
Konceptet Bazë

Në shumë OJF, manaxhimit financiar i jepet pak prioritet. Shpesh, kjo karakterizohet nga planifikim financiar dhe sisteme monitorimi të varfëra.
Nëse organizatat e tyre duhet të mbijetojnë në këtë mjedis sfidues që ndryshon vazhdimisht dhe shpejt, manaxherët duhet të kupojnë dhe krijojne vetbesim për të përdorur plotësisht mjetet e manaxhimit financiar. Praktika e mirë në manaxhimin financiar do të:
• Ndihmojë manaxherët për të përdorur efektivisht dhe në mënyrë eficente burimet për të arritur qëllimet;
• Përmbushë angazhimet ndaj bashkëpunëtorëve;
• Ndihmojë OJF-të të jenë më të përgjegjshme ndaj donatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë;
• Fitojë respektin dhe besimin e agjencive financuese, partnerëve dhe atyre të cilëve u shërbejnë;
• Krijojë avantazhe për OJF-të në konkurrencën për burimet e pamjaftueshme; dhe
• Ndihmojë OJF-të të përgatiten për qëndrueshmëri financiare afat-gjatë.
Ky publikim ka për qëllim të ndihmojë manaxherët e OJF-ve të kuptojnë konceptet bazë të manaxhimit financiar dhe të përmbushin detyrimet e tyre për të qënë të përgjegjshëm financiarisht.
Ky publikim është një prezantim i sistemeve të kontabilitetit dhe të raportimit, kontrolleve të brendshme, proçesit të buxhetimit, analizave financiare dhe taksave që ndikojnë OJF-të në Shqipëri dhe synon t’u japë njerëzve një kuptim bazë të disa prej koncepteve të përmendura më sipër. Shumë njerëz, në pozicione drejtuese në OJF kanë të bëjnë me shuma të mëdha parash, me një shumllojshmeri dhe volum transaksionesh, kërkesa të ndryshme për raportim dhe taksatim, ndërkohë që kanë pak ose aspak njohuri ose eksperiencë rreth manaxhimit dhe përdorimit të informacionit të kontabilitetit dhe atij financiar.
Ai duhet të përdoret nga drejtuesit jo-financirë të çdo projekti ose organizate, nga nivelet e larta, të mesme dhe nivelet e projektit.
Kontaktoni zyrën e Partnerëve-Shqipëri për më shumë informacion ose për të blerë kopje të librit.